• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Tabaku: Hap pas në procesin e integrimit, Noka: ‘Taksa’ që u paguan Rama bandave të drogës

17 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria miratoi një ditë më parë projektligjin për legalizimin e kanabisit, ndërsa reagime kanë ardhur nga opozita, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e quan një hap pas në procesin e integrimit, ndërsa thekson se mazhoranca nuk e ka konsultuar projektligjin me ndërkombëtarët.

Sipas saj, nevoja aktuale është për një strategji kombëtare në luftën ndaj trafikut të drogës, dhe jo ligj për ta legalizuar atë.

Deputetja demokrate shkruan se me këtë projektligjin janë shkelur vijat e kuqe, pasi Shqipëria sipas saj sit renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2020.

Për këtë arsye, Tabaku thekson se duhej një ‘luftë’ kundër kanabisit dhe jo legalizimi.

“Miratimi i ligjit për Legalizimin e Kanabisit Mjekësor kur sot Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2020, ka probleme me kontrollin e kufinjve është vend tranzit dhe burim i trafikimit te kanabis është një vijë e kuqe e shkelur qartësisht. Një hap pas në angazhimet ne procesin e integrimit. Askush nuk është kënaqur kur Shqipëria bënte lajm për avionët e drogës, as për trafikun ndërkombëtar të kanabis, as për pastrimin e parave nga droga! Askush, aq më tepër kur kjo kthehet temë debati në çdo parlamentt e kur reflektohet më çdo raport!

Prandaj sot duhet bërë një strategji kombëtare për luftën ndaj trafikimit të drogës e jo ligj për ta legalizuar atë. Aq më tepër kur ligji miratuar vjen i pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë, në në një moment kur e gjithë energjia, puna dhe fokusi duhet të jetë e përqendruar në reforma pozitive që çojnë përpara ndryshime ligjore në plotësim të detyrimeve për anëtarësimin dhe jo në shkelje të tyre”, shkruan Tabaku.

Një reagim ka ardhur edhe nga deputeti i Rithemelimit, Falmur Noka.

Në një dalje për mediat, Noka u deklarua kundër projektligjit të qeverisë për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore dhe njëherësh i drejtohen me thirrje dhe deputetëve të mazhorancës për të mos e votuar në Kuvend.

“Një thirrje për deputetët e partisë në pushtet: duhet të vendosni si do mbeteni në histori, si socialistë apo kanabistë! Mbështetja e Ramës në këtë marrëzi nuk është politikë për mbajtjen e pushtetit, por dorëzim i fëmijëve tuaj dhe të shqiptarëve pushtetit të substancave narkotike dhe kriminalizim i ekonomisë shtetërore”, tha Noka.

Legalizimin e kanabisit, Noka e shesh si një taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura, apo shkon edhe më tej kur thotë që është një premtim që Rama i ka bërë George Soros.

“Vendimi, që vjen menjëherë pas zgjedhjeve, fakton atë që Partia Demokratike e thotë çdo ditë me zë të lartë: nuk ka pasur zgjedhje, por farsë. Këtë farsë e ka mundësuar pushteti në bashkëpunim të ngushtë me bandat e drogës. Legalzimi është taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura. Ky është hapi i radhës në çimentimin e lidhjes së shtetit me krimin, shtetëzimi i aseteve kriminale dhe kriminalizimi i politikave shtetërore”, tha Noka.

Paraardhëse

Anija e mbytur në Greqi, deri më tani 78 viktima, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve

Pasardhëse

Eksperti Ervin Karamuço, zbulon kush e filmoi aktin seksual të Safet Gjicit, kushton 300 dollarë

Pasardhëse

Eksperti Ervin Karamuço, zbulon kush e filmoi aktin seksual të Safet Gjicit, kushton 300 dollarë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.