• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Largimi i shqiptarëve nga vendi, anëtarja e Kryesisë së PL: Fenomen shqetësues të rinjtë detyrohen të lënë familjet nga qeverisja

26 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një dalje për mediat, anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Ismeralda Seidolli, tha se Partia e Lirisë, ka denoncuar fenomenin e largimit të shqiptarëve nga vendi, ndërsa lëshon akuza ndaj qeverisë ‘Rama’.

Ajo tha se ky fenomen, është akoma më shqetësues në qytetet e vogla dhe në rrethe, ku të rinjtë në kërkim të një jetese më të mirë, të shtyrë nga kjo qeveri e papërgjegjshme, detyrohen të lënë familjen dhe atdheun e tyre.

Deklarata e plotë:

“Jemi në këtë konferencë për të denoncuar fenomenin e largimit të të rinjve për shkak të politikave të keqqeverisjes së Rilindjes.

Prej kohësh largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria është bërë një çështje shqetësuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ky fenomen është akoma më shqetësues në qytetet e vogla dhe në rrethe, ku të rinjtë në kërkim të një jetese më të mirë, të shtyrë nga kjo qeveri e papërgjegjshme, detyrohen të lënë familjen dhe atdheun e tyre.

Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as qyteti i Korçës, ku qindra të rinj largohen çdo ditë. Shkollat dhe gjimnazet gjithnjë e më shumë po i frekuentojnë më pak nxënës, disa degë të universitetit janë mbyllur e shumë të tjera rrezikojnë të mbyllen, fshatrat dhe qyteti janë zbrazur nga të rinjtë, dhe e gjitha kjo vetëm si rrjedhojë e papërgjegjshmërisë dhe dashakeqësisë të Rilindjes.

Ky shqetësimi i joni dhe i të gjithë shoqërisë konfirmohet dhe nga Zyra Europiane e Azilantëve. Në vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga kjo zyrë rezulton se rreth 32 mijë shtetas shqiptarë ku shumica dërrmuese të rinj kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian.

60% e shtetasve shqiptarë sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Si anëtare e kryesisë e Partisë së Lirisë dhe përfaqësuese e qarkut të Korçës i bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarëve që në 14 maj t’i japin përgjigjen e merituar qeverisë së rilindjes duke votuar për opozitën e bashkuar dhe kandidatët e saj.

Në 14 maj, do të rikthehet pluralizmi në pushtetin vendor në të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Këshillat Bashkiakë do të jenë një parlament vendor me të rinj, të reja dhe profesionistë të të gjitha fushave që do të përfaqësojë qytetarët dhe problematikat e tyre.

14 maji do të sjellë ndryshimin me çdo çmim për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, shprehet ajo.

Paraardhëse

Bledi Mane nuk i ndal sulmet: Luizit ia dha çmimet Jozefina, Olta aktore mediokre

Pasardhëse

Mbretëresha e popit Madonna sërish single, ndahet nga i dashuri 23-vjeçar

Pasardhëse

Mbretëresha e popit Madonna sërish single, ndahet nga i dashuri 23-vjeçar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.