• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Larg vapës me shalqirin e Shqipërisë, ja 6 fakte interesante të frutit

24 July, 2024
në Shëndet
0
89
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qershori dhe korriku mund të quhen ndryshe ‘Muajt kombëtarë të shalqirit’, këtij fruti të kuq, të ëmbël e të freskët, epitoma e verës perfekte. Gjatë këtyre muajve, prodhimi i shalqirit në vend arrin kulmin.

Shalqiri është padyshim fruti më i konsumuar në Shqipëri ndjekur nga pjepri dhe vedeni. Shalqiri është pjesë e së njëjtës familje botanike që përmbledh kastravecat, kungujt dhe kungulleshkat. Mendohet që shalqiri është zbuluar në Egjipt rreth 5000 vjet më parë siç është përshkruar edhe në shumë hieroglife.

Shalqiri i rritur në Shqipëri nuk ka të krahasuar në aspekt shijesh dhe vlerash. Zonat e Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës janë kampionë të prodhimit të shalqirit në Shqipëri. Vendi ynë numëron plot 5600 hektarë tokë të mbjellë me shalqi. 2300 hektarë gjenden në zonat e lartpërmendura dhe 764 hektarë të tjerë në zonën e Shkodrës.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka prodhuar plot 221,628 tonë shalqinj nga fushat dhe 1044 tonë nga serat. Prodhimi vjetor i Lushnjës arrin në 81, 804 tonë ndjekur nga Shkodra me 22,779 tonë. Ritmi i prodhimit të Lushnjës është 51 tonë për hektar, ndërsa i Shkodrës është 30 tonë për hektarë. Shalqinjtë në zonën veriperëndimore që përfshin Lezhën dhe Shkodrën mbillen në prill dhe mblidhen në korrik.

Ngrënia e shalqirit është argëtim më vete për shqiptarët. Por gjithsesi duhet të kini kujdes. Kur të hani shalqi, që të mos përballeni me hungërimat e stomakut, idealja është që të mos hani ushqim tjetër 30 minuta para ose pas ngrënies së shalqirit.

6 fakte interesante për shalqinin

1. Shalqiri ka më shumë likopen se domatet

Likopeni është një antioksidant i fuqishëm që u jep frutave ose perimeve atë ngjyrën e bukur rozë ose të kuqe. Zakonisht ky antioksidant gjendet te domatet, por shalqiri është një burim më i përqendruar antioksidantësh. Një filxhan me shalqi ka 1.5 herë më shumë likopen sesa një domate e madhe e freskët.

2. Lëngu i shalqirit çliron nga dhimbjet e muskujve

Nëse keni një mikser frutash, atëherë shtrydhni një të tretën e një shalqini të freskët dhe pijeni lëngun para stërvitjes. Ky lëng përmban më shumë se një gram aminoacide që mbrojnë kundër dhimbjeve muskulare. Studimet kanë treguar që meshkujt që pijnë lëng natyral shalqiri para stërvitjes vuajnë më pak nga dhimbjet e muskujve ditën e nesërme, në krahasim me meshkujt që pijnë vetëm ujë.

3. Shalqiri është edhe frut edhe perime

Siç e thamë më lart, shalqiri është i së njëjtës familje me kastravecin, kungujt dhe kungulleshkat. Kjo për faktin se shalqiri është pjesërisht frut dhe pjesërisht perime. Në fund të fundit është një kokërr e madhe që prodhon fara. Fakti tjetër që mbështet këtë teori është se lëvorja e shalqirit është e ngrënshme.

4. Ju mund të hani farat dhe cipat e bardha të shalqirit

Shumica e njerëzve i hedhin cipat e bardha ose lëvoret e shalqinit. Ajo që duhet të dini është se nëse këto lëvore i fusni në një mikser ushqimor bashkë me limon jeshil, do të përgatisni një masë shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Lëvorja e shalqirit përmban shumë elementë ushqyes të shëndetshëm që i bëjnë mirë gjakut. Lëvorja në fakt ka më shumë aminoacide siç është citrulina sesa vetë tuli. Citrulina transformohet në argininë për veshkat. Është një aminoacid i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe sistemin imunitar, por ka edhe vlera terapeutike.
Shumë njerëz preferojnë shalqirin pa fara, por farat e zeza të shalqirit janë krejt të ngrënshme dhe të shëndetshme. Ato përmbajnë hekur, zink, proteina dhe fibër.

5. Shalqiri është pothuaj i gjithi ujë

E dini të gjithë ndoshta, por bëhet fjalë për një të dhënë interesante. 91 % e shalqirit është ujë. Kjo do të thotë që nëse në ditët e nxehta të verës ju konsumoni shalqi jo vetëm që do të qëndroni të hidratuar, por edhe keni një zëvëndësues natyral për ujin.

6. Keni dëgjuar për shalqirin e verdhë?

Shalqiri i verdhë është më i ëmbël. Ka një shije që të kujton mjaltin dhe ndryshe nga shalqiri me tul të kuq. Shalqiri i verdhë ofron një sërë vlerash shëndetësore dhe ushqimore, por deri më tani të gjitha studimet shkencore janë përqendruar në varietetet e shalqirit me tul të kuq.

Zhgënjimi më i madh është kur pret shalqirin dhe zbulon që është pa shije ose pa atë ngjyrën e ndezur të kuqe. Ndaj duhet të mësoni si të zgjidhni shalqirin perfekt. Në pjesën fundore të shalqirit duhet të kërkoni për një njollë të zbehtë me nuancë të verdhë (jo të bardhë e as jeshile). Ajo njollë formohet teksa bostani piqet dhe është treguesi më i mirë i një shalqiri të pjekur mirë. Një tjetër taktikë përzgjedhjeje është që të zgjidhni një shalqi të rëndë në peshë, me lëvore të lëmuar ose mund të zgjidhni taktikën mjaft popullore të kërcitjes së gishtit. Thuhet që shalqiri i pjekur lëshon një tingull të mbytur bas nën goditje.

Paraardhëse

Si të kujdeseni për lëkurën në plazh, krem mbrojtës apo nxirës, ja çfarë thonë ekspertët

Pasardhëse

I dashuruar apo ‘single’ , Ledri Vula i përgjigjet njëherë e mirë fansave

Pasardhëse

I dashuruar apo ‘single’ , Ledri Vula i përgjigjet njëherë e mirë fansave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.