• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Laporta flet hapur për Mesin: Po bëjmë përpjekje maksimale për ta mbajtur

29 May, 2021
në Sport
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Barcelona e mbylli këtë sezon pa titull, trofe të cilin e fitoi Atletiko e Madridit e trajnerit Diego Simeone. Ky dështim i paralajmëruar i Barçës kishte zanafillën që në fillim të sezonit, kur nisën problemet me Lionel Mesin dhe njëkohësisht u largua sulmuesi Luis Suarez. Kjo gjë solli revolucion në klub dhe u deshën të bëheshin zgjedhjet, ku në krye të blaugranave u rikthye ish-presidenti Huan Laporta. Por edhe ai ka hasur në vështirësi, sepse rinovimi i Mesit është me kosto të mëdha financiare e madhe nuk po ndodh, duke krijuar probleme.

Pra në radhët e Barçës nuk është vetëm e ardhmja e trajnerit Ronald Kuman problemi, por edhe vetë qëndrimi i “Pleshtit” argjentinas, të cilit klubi nuk po i gjen dot “ilaçin” e qetësimit dhe tani që i ka mbaruar kontrata he mund të largohet me parametër zero, ai i vë kushtet si të dëshirojë dhe kësaj i tremben edhe në Barcelonë. Ndërkohë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, doli në një konferencë shtypi ku adresoi disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë këtu të ardhmen e kapitenit të klubit, Lionel Mesi, si dhe të trajnerit.

Numri një i “blaugranave” tha se bisedimet për rinovimin e kontratës së Mesit po ecin mirë, por duke saktësuar se akoma nuk ka një marrëveshje. Gjigantët spanjollë kërkojnë dëshpërimisht që figura e tyre ikonike të qëndrojë në “Camp Nou”, pasi me mbarimin e kontratës ai është një lojtar i lirë. Barcelona po bën çdo përpjekje për të gjetur kushtet e reja me Mesin, me Laportën që pranon se oferta më e mirë e mundshme i është bërë 6 herë fituesit te Topit të Artë.

“Kontrata e re e Mesit po ecën mirë, por nuk është përfunduar. Ne duhet të vazhdojmë punën me të gjithë drejtuesit të përfshirë në këtë. Ne do të bëjmë një propozim që përmbush mundësitë e klubit. Raporti është i mirë. Ne po përgatisim gjithçka është e mundur dhe në mundësitë e klubit që Leo të vazhdojë me ne. Kemi bërë një ofertë brenda mundësive të Barçës. Me siguri që Mesi meriton më shumë dhe mund të marrë më shumë, por për shkak të dëshirës që ka për ta bërë Barcelonën sërish të madhe, mendoj se ai i vlerëson përpjekjet e klubit dhe do të vazhdojë. Nuk është çështje parash, ka të bëjë me një projekt skuadre për të fituar gjithçka. Kemi optimizëm të moderuar”, nënvizoi ai.

E ndërsa Barcelona punon për të mbajtur Mesin, një tjetër pyetje është nëse do të jetë sërish Ronald Kuman në stol për sezonin 2021-2022. Ende nuk është marrë një vendim, por janë planifikuar bisedime me holandezin, që, në sezonin e tij të pare, fitoi Kupën e Mbretit.

“Ne respektojmë sezonin që patën dhe, siç i kemi thënë trajnerit, në fund do të vlerësojmë vendimet për të ardhmen. Gjithmonë kemi vepruar me respektin maksimal për Kuman, një profesionist që po bën punën e tij. Në fund do të vlerësojmë edhe atë se çfarë duhet të bëjmë sezonin e ardhshëm. Kemi organizuar një takim për javën tjetër. Ai ka një kontratë dhe ne po bëjmë vlerësimet. Ne kemi një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të pastër dhe ai është trajneri që tashmë është këtu nën kontratë”, shtoi më tej kreu i klubit blaugrana, Huan Laporta.

Paraardhëse

Hani disa kokrra qershi para gjumit dhe do të befasoheni nga ajo që do t’i ndodhë organizmit tuaj

Pasardhëse

“Mungesa e debatit të brendshëm mund ta kthejë në një partiçkë”, Lisandër Hoxha analizon situatën në PD dhe plas deklaratën e fortë

Pasardhëse

“Mungesa e debatit të brendshëm mund ta kthejë në një partiçkë”, Lisandër Hoxha analizon situatën në PD dhe plas deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.