• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Lajm i madh, mjekët izraelitë thonë se kanë zbuluar ilaçin kundër diabetit

22 January, 2020
në Shëndet
0
32
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një ilaç i ri,i cili është duke u zhvilluar në Izrael, mund të jetë përgjigjja për trajtimin e shkaktarit kryesor të diabetit të tipit 2, rezistencës ndaj insulinës.

Sipas bashkëthemeluesit të qendrës “BioPharma”, prof.Mottie Chevion, pjesa unike e këtij ilaçi, të quajtur Zygosid-50, është që e anulon rezistencën ndaj insulinës.

“Ky është një ilaç anti-diabetik”, tha ai gjatë një interviste për gazetën “Jerusalem Post”.

Ai sqaroi se shkaktari i diabetit të tipit 2 nuk është plotësisht i qartë, duke shtuar se në këtë ndikojnë disa faktorë, përfshirë mbipeshën, stilin e jetesës, përdorimin e ushqimeve të pashëndetshme dhe moshën, të cilat çojnë te ky lloj i diabetit.

“Ekziston gjithashtu një lidhje me përkatësinë etnike, historinë familjare dhe depozitat multigjenetike”, tha ai.

“Është një kombinim i faktorëve gjenetikë dhe nxitësve të mjedisit, ndonëse ka dallime në pjesë të rajone të ndryshme të botës”, shtoi profesori Chevion.

Ai tha se në bazë të statistikave më të reja nga dhjetori i vitit 2019, në botë janë 463 milionë njerëz të diagnostifikuar me diabet në mbarë botën, shkruan “Jerusalem Post”, transmeton Express.

“Nga ky numër, rreth 95 për qind e kanë tipin 2. Deri në vitin 2045, do të kemi rritje prej 51 për qind të rasteve të diabetit, që nënkupton se 700 milionë njerëz do të diagnostikohen me këtë sëmundje”, shtoi ai.

“Me ilaçin Zygosid-50, ne po e propozojmë përdorimin e një tablete të re për trajtimin e personave me diabet dhe për parandalim te personat para-diabetikë”, tha hulumtuesi.

Sipas tij, ilaçi Zygosid-50 e nxit një shkëmbim ndërqelizor, ku e largon të ashtuquajturin hekur të lirë në qeliza dhe e zëvendëson atë me zink.

“Ai e kap hekurin e lirë në qelizë dhe e liron të njëjtën sasi të zinkut brenda qelizës, i ushqen qelizat me zink”, tha Chevion, duke shtuar se mungesa e zinkut është vërejtur shpesh te personat që vuajnë nga diabeti.

Paraardhëse

Sali Berisha zbardh skenarin tronditës: Janë një grup banditësh. Po ndodh ‘habia shqiptare’

Pasardhëse

Greqia zgjedh gruan e parë presidente në historinë e vendit, Ekaterini Sakelaropulu zëvendëson Pavlopulos

Pasardhëse

Greqia zgjedh gruan e parë presidente në historinë e vendit, Ekaterini Sakelaropulu zëvendëson Pavlopulos

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.