• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Lajme

Lajçak, koha për të ikur: Lupë mbi Kosovën dhe dylbi mbi Serbinë

2 July, 2023
në Lajme, Opinion
0
78
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga; Lutfi Dervishi

 

Miroslav Lajçak, prej tre vitesh i dërguari i BE-së për procesin e normalizimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, e ka mbushur kupën dhe duhet ta pijë që të mos derdhet.

E ka mbushur kupën jo aq me të shkuarën e tij:

-vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën (nuk dihet nëse dhe kur do ta njohë)

-ka qenë ministër i jashtëm i Sllovakisë duke i dhënë porosi trupit diplomatik sllovak që të thoshte kudo se nuk e njohim Kosovën.

– ka miqësi të konsoliduar në Serbi

Lajçak e ka mbushur kupën me qëndrimet e njëanshme në dialog që rrezikojnë paqen në rajon.

Kur ai mori detyrën, tri vite më parë, mes Kosovës dhe Serbisë flitej për normalizim. Sot kemi mbërritur në pikën që flitet për “ulje të tensioneve”.

Nga një ndërmjetësues që duhet të dëgjojë dy palët, duhet të kujdeset për qasje gjithpërfshirëse dhe mbi të gjitha për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, Lajçak është shndërruar në rrezik për procesin e bisedimeve duke u bërë avokat i palës serbe dhe prokuror ndaj shqetësimeve të Kosovës.

Avokat i palës serbe deri në atë pikë sa edhe kur u njoh me faktin se një prej serbëve të komitetit menaxhues për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe ishte ndërkohë deputete e zgjedhur e Parlamentit të Serbisë, pa ju dridhur syri tha se: “nuk ekziston ndonjë kufizim që ta ndalojë atë”!!!

Aktualisht gjithë puna e Lajçak përqëndrohet në mantrën: ajo çfarë kërkon Serbia duhet të plotësohet dhe për shqetësimet e Kosovës flasim më vonë.

Edhe kur nga ana e Kosovës i paraqiten zgjidhje konkrete dhe realiste, përgjigja e tij është: këtë nuk e pranon Serbia.

Kur Serbia shkeli angazhimet në Marrëveshjen Bazë për “mos pengim të Kosovës në anëtarësim në institucionet ndërkombëtare), vetëm një javë pas Ohrit, Lajçak që arrogancën ka nisur ta shfaqë edhe me shkrim, nuk gjeti asnjë fjalë për të thënë.

Eshtë Serbia që thyen angazhimet e marrë në marrëveshjen bazë, por presioni ushtrohet ndaj Kosovës.

Eshtë Kosova që ka firmosur gjithë marrëveshjet ndërkombëtare që i janë ofruar (Rambuje, planin e Ahtisaarit, Marrëveshjen e Brukselit dhe së fundmi marrëveshjen e Ohrit) dhe është Serbia që nuk firmos marrëveshje.

Presioni sërish ushtrohet ndaj Kosovës. Vuçic tallet me sponsorizuesit e planit franko-gjerman duke thënë se nuk firmos ngaqë i “dhemb dora” madje “do më dhemb dora edhe 4 vitet e ardhshme).

Janë mbi 20 marrëveshje që nuk janë respektuar nga Serbia, por presioni ushtrohet ndaj Kosovës për një pikë- asosacioni.

Kushtetuta e Serbisë e ka të shkruar që Kosova është pjesë e Serbisë.

Nuk ka normalizm pa ndryshuar kushtetutën,në ccdo kohë justifikimi është i gatshëm.

Njohja reciproke duhet të jetë në qendër të ccdo propozimi për normalizim. Te mosnjohja është dhe burimi i tensionit.

Siç ja vunë në dukje edhe europarlamentarët pak ditë më parë Miroslav Lajçak nuk sheh ku është burimi aktual i tensionit dhe ka problem me sytë për të dalluar kush është agresori dhe kush është viktima.

Në fakt burimi i tensionit është edhe në Ohër, ku sjellja skandaloze e Lajçak, me presion maksimal ndaj Kurtit dhe përkëdhelje neveritëse ndaj Vuçic ka kontribuar në guximin e Serbisë për të bërë çfarë të dojë, që nga tallja/cinizimi duke mos nënshkruar marrëveshje, te shkelja e çdo angazhimi e deri te provokimet dhe veprimet e dhunshme ndaj KFOR-it, policisë e gazetarëve në Veri të Kosovës.

Që Lajçak ka humbur totalisht besimin e një pale, kjo nuk do mend e kalem, por që me sjelljen dhe aktet e tij po kontribuon për rritjen e tensionit kjo po provohet çdo ditë.

Në një anë Kosova jo vetëm e njeh Serbinë, por kërkon marrëdhënie normale në anën tjetër kemi Serbinë që nuk e njeh Kosovën.

Në një anë kemi njërën palë që thotë: eja të merremi vesh, në anën tjetër kemi mesazhin: “ti për mua nuk ekziston”.

Dhe kur edhe ndërmjetësi i BE-së rreshtohet me agresorin, dhe kur ky “lehtësues” vendos lupën për çdo gjë në Kosovë dhe dylbinë për atë çfarë bën Beogradi është koha për t’i thënë e shkruar vetëm dy gërma: ik!

Paraardhëse

Bill Klinton nesër në Tiranë, nga pritja në Bulevard te takimi me Ramën, zbardhet agjenda

Pasardhëse

Spartak Ngjela tregon pse Rama u tërhoq nga “Ballkani i Hapur”

Pasardhëse

Spartak Ngjela tregon pse Rama u tërhoq nga “Ballkani i Hapur”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.