• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

La Zvicrën për PD, moderatorja Floriana Garo zbulon arsyen për vendimin e saj të papritur të rikthimit në Shqipëri ka një koment për Ramën

15 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
586
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Moderatorja Floriana Garo ishte sot e ftuar në emisionin ‘Dita Jonë’ ku foli për arsyet e kthimit në Shqipëri dhe pse zgjodhi pikërisht Partinë Demokratike.

Zëdhënësja demokrate u shpreh se ka bindje të djathta dhe beson të PD se është një parti e vlerave që do ta çojë vendin drejt Bashkimit Evropian.

“PD sepse besoj parti e vlerave, jam me bindje të djathta. Besoj që do të na çojë drejt Evropës e shoh shumë afër veten me këtë parti”.

E pyetur në lidhje me linçimin që kryeministri Rama bëri ndaj Grida Dumës, Garo e sheh si mënyrën e tij të politikë bërjes, por edhe nga paniku i humbjes dhe ndryshimit që po vjen në 25 prill.

“Rama është në panik dhe shikon që po vjen ndryshimi dhe shpresa dhe kjo është forma e tij për ta shprehur këtë gjë. Është mënyra e tij e politikë bërjes, por nuk duhet të jetë kështu”.

Ajo thekson se PD ka një plan të mirë detajuar për gratë për t’u ndjerë të barabarta me burrat dhe të mbrojtura.

“PD ka një plan të mirë detajuar për gratë, duam të ngremë, gratë kryesisht të ndihen të barabarta, të mbrojtura që vërtet ndryshimi po vjen dhe për to. Jo vetëm mbështetje ekonomike por edhe vend pune dhe strehë”.

Angazhimin e saj në politikë e shikon si një sfidë me veten, ku thotë se qetësia që e karakterizon duhet të të manifestohet te çdo grua që futet në politikë. E pyetur se çfarë ndodh pas 25 prillit, ajo thotë se është ende herët.

“Tani është ende herët për të folur se çdo do të ndodhë pas 25 prillit. Doja t’i jepja vetes kohë për ta provuara veten sa e zonja jam dhe sa mund të jap për politikën shqiptare. Në fillim e mora me emocion; thosha bobo si do të shkojë?, por tani po ndihem rehat. Dua të përfshihem në politikë dhe të kontribuoj për vendin”.

Duke qenë se së fundmi la Zvicrën për Shqipërinë, ajo u bën apel të gjithë njerëzve që të kthehen dhe të japin kontributin e tyre për këtë vend.

“Ne kemi ardhur këtu, jemi këtu fëmijët janë këtu duam t’i japim një shans. Shqipëria është një vend që duhet të lësh edhe Zvicrën. Është gjëja e duhur që duhet bërë si do bëhet ky vend? Me njerëz të mirë që marrin këtë eksperiencë jashtë dhe kthehen. Kam zgjedhur të vij këtu. Fëmijët e mi të rriten këtu, të jenë afër gjyshërve dhe të mësohen me mënyrën shqiptare të të bërit të gjërave. Ky është vendi ynë dhe ata që jetojnë jashtë duhet të kontribuojnë për vendin.” – tha Garo.

Paraardhëse

Ish-Ambasadorët e SHBA mesazhe popullit shqiptar, ambasada amerikane në Tiranë del me njoftimin e rëndësishëm (VIDEO)

Pasardhëse

Rama tregon sa do të rritet paga minimale dhe si do të ndryshojnë të ardhurat e mësuesve e mjekëve

Pasardhëse

Rama tregon sa do të rritet paga minimale dhe si do të ndryshojnë të ardhurat e mësuesve e mjekëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.