• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ky vend përballet me një tërmet të fuqishëm, shtatë viktima

10 April, 2021
në Botë
0
106
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e ishullit kryesor të Indonezisë, Java, të shtunën, në një kohë kur vendi po përpiqej ta merrte veten nga një katastrofë e shkaktuar si pasojë e një cikloni, në një tjetër pjesë të arqipelagut.

Tërmeti i pasdites u regjistrua pranë bregut, rreth 45 km në jugperëndim të qytetit Malang, në javën lindore, duke dëmtuar qindra shtëpi por edhe shkolla, zyra qeveritare dhe xhami, në të gjithë rajonin.

“Të dhënat tona më të fundit tregojnë se shtatë persona kanë humbur jetën. Dy janë plagosur rëndë dhe 10 të tjerë kanë lëndime më të lehta”, – tha drejtori i agjencisë kombëtare të katastrofave. “Disa komunitete janë evakuar”, – shtoi ai.

Tërmeti goditi në një thellësi të madhe, prej 82 km, dhe fatmirësisht nuk shkaktoi shumë dëme. Imazhet nga zona e prekur, tregonin dëmtimin në një repart spitali dhe mbetjet e shpërndara në dyshemenë e parlamentit lokal në Blitar.

Tërmeti vdekjeprurës vjen në një kohë kur vendi në Azinë Juglindore sapo u përball me një ciklon që i mori jetën më shumë se 200 personave në pjesën lindore të Arqipelagut dhe në Timorin Lindor. Indonezia përjeton shpesh tërmete dhe shpërthime vullkanike pasi gjendet mbi unazën e zjarrit në paqësor, një zonë kjo me aktivitet intensive sizmik ku përplasen pllakat tektonike.

Paraardhëse

Jonida Vokshi feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush moderatorja (FOTO)

Pasardhëse

“Rama me kartelë në psikiatri” Meta paralajmëron Gjiknurin: Kujton “tërmeti” se do bëjë si në Dibër (VIDEO)

Pasardhëse

“Rama me kartelë në psikiatri” Meta paralajmëron Gjiknurin: Kujton “tërmeti” se do bëjë si në Dibër (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.