• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ky politikan ka në dorë pushtetin e vërtetë”, Kokëdhima zbulon çfarë mund të ndodhë në 25 prill, tregon skenarin që po zbaton Meta

16 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6.5k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kushtetuta u shërben vetëm tri partive kryesore PS-PD-LSI, dhe jo interesit të qytetarëve. Kështu u shpreh në “Ditari” në A2 CNN, kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima. Sipas tij, është në funksion të mbrojtjes së interesave personale të këtyre 3 partive.

“30 vjet tranzicion dhe sot Shqipëria është lodër e 3 njerëzve. Këta emërojnë parlamentin, qeverinë. Shteti është në funksion të 3 partive, nuk mbron interesat e popullit, por interesat personale të këtyre të partive. PS si të fitojë, si të humbasë nuk pëson gjë, qenia e saj si faktor në politikën e Shqipërisë vjen nga fakti që e kanë uzurpuar. Kushtetuta nuk mbron liritë e shqiptarëve për pushtetin e këtyre 3 partive. Në PS është vetëm një subjekt kryetari dhe Kushtetuta ka vetëm një mision tani të mbrojë pushtetin e tyre”.

Dhe në këtë kontekst, Kokëdhima deklaron se nuk ka asnjë alternativë, por përballë socialistëve, PD-ja ka zënë radhën dhe nuk ka asnjë mision për të përfaqësuar qytetarët.

“Nuk ka alternativë përballë socialistëve. Këta thjesht kanë zënë radhën. Drama e vërtetë është që këta që duhet të përfaqësonin interesat e popullit të abuzuar, nuk kanë asnjë mision përveçse atë që; ngrihu prift, të ulet hoxha dhe anasjelltas. Saliu është pushteti i vërtetë atje dhe marrëveshja e 2008-s është që do jemi vetëm ne në lojë, prandaj nuk ka zgjedhje këtu, por mund të mos e respektojë marrëveshjen qeveria”.

Sipas tij, nuk ka zgjedhje në Shqipëri, por votime të kontrolluara që nga marrëveshja tripalëshe e 2008-s. Ai u bën thirrje qytetarëve që të mos votojnë deri sa në Shqipëri të krijohet një administratë e besueshme dhe të vendoset liria për të gjithë subjektet dhe individët.

“Ishte Basha që tradhtoi për 100 ditë me radhë dhe unë atëherë kam bërë takim me Bashën dhe e kam paralajmëruar të mos bëj pazare me Ramën. Ai vajti dhe bëri marrëveshje me Ramën që t’i japin jetë marrëveshjes së 2008-s dhe vazhduan lojën që kishin dhe ne i bojkotuam ato zgjedhje. Qëndrimi ynë nuk ndryshon, ne jemi këtu me dëshirën që në Shqipëri të vendoset demokracia e liritë republikane që populli të heqë nga pushteti përfaqësuesit që e tradhtojnë. Për këto luftojmë ne dhe për sa kohë këta nuk bëjnë zgjedhje ne i themi mos të votojë. Derisa në Shqipëri që të administrohen zgjedhjet nga administratë e besueshme dhe të vendoset liria për të gjithë subjektet dhe individët ne nuk kemi ç’të bëjmë. Demaskimi është duke i thënë popullit të vërtetën dhe kur të ketë ndërgjegje e kapacitet reflektimi presim që të ndryshojnë gjërat”.

Rolin e presidentit Ilir Meta e sheh në funksion të LSI-së, për të cilin Kokëdhima shprehet se është bërë pjesë e kapjes së sistemit zgjedhor për të garantuar të drejtat e LSI-së.

“Presidenti de facto është një kryetar partie që kontrollon politikën e Shqipërisë, është de facto kryetar i LSI-së, është në lojën e tij. U bë pjesë e kapjes së sistemit zgjedhor dhe marrëveshjes PS-PD dhe roli i tij është në rolin e përfituesit ku kërkon të garantojë të drejtat e LSI-së. Mendimi im është ky, që 3 kryetarët e partive të vjetra zotërojnë sot të gjitha të drejtat e sovranit që i kanë grabitur. Loja e tyre është e thjeshtë nga njëra anë bëjnë demagogji, manipulojnë të vobektit dhe vazhdojnë rrugën e tyre”.

Asnjë pritshmëri nuk ka pas 25 prillit dhe thotë se pushteti dhe ekonomia është në duart e tri partive kryesore, ndërsa nuk ndryshon qëndrim sa i takon bindjeve të tij të majta.

“Asgjë nuk ndryshon, mekanizmi i këtyre individëve është shumë i thjeshtë ata sa herë humbasin i mohojnë dhe partitë i kanë vegla të tyre. Pushteti është i gjithi i tyre dhe ekonomia e tyre. Nuk ka surpriza. Është shumë vështirë të bësh parashikime për këto lloj zgjedhjesh se nuk janë demokratike dhe populli nuk i përjeton si mundësi për zgjedhje dhe te procesi zgjedhor. E kam ndihmuar të majtën me idealizëm dhe jam përpjekur që të mbroj kauzat e lirisë së popullit dhe unë do të mbetem entuziast dhe luftëtar i përjetshëm, nuk ndryshoj brendinë time dhe do përpiqem të bëj më të mirën për të gjithë vendin”.

Paraardhëse

Xhensila dhe Besi prindër për herë të dytë? (FOTO)

Pasardhëse

Deputeti shqiptar ngre çështjen “Panda” dhe ‘dridh’ Parlamentin e Serbisë me fjalimin e tij

Pasardhëse

Deputeti shqiptar ngre çështjen “Panda” dhe 'dridh' Parlamentin e Serbisë me fjalimin e tij

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.