• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ky do jetë viti i kthesës” Deputeti i PS Ervin Bushati flet për humbjen e madhe të dy partive politike: Dështim spektakolar

25 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
92
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion’’ në News24 ka folur për dakordësinë që ka arritur LSI dhe PD për taksën e sheshtë 9%.

Bushati thotë se LSI si një parti që ka në emër termin ‘socialiste’ nuk mund të vendoste këtë taksë që s’ndihmon 92-93% të shqiptarëve, por vetëm më të pasurit.

Sipas tij aktualisht 82% e shqiptarëve që punojnë paguajnë taksa nën 5%, dhe me taksën e sheshtë atëhere ata duhet të paguajnë edhe 4% më shumë.

Për më tepër Bushati thekson se taksa e sheshtë është eksperiment dhe dështim spektakolar që është zbatuar vetëm në 5 deri në 10 vende, mes tyre dhe Shqipëria apo Mongolia.

”PS është forca jo vetëm mazhoranca, por forca që ka çuar para reformën në drejtësi. Për çdo çështje nga drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Sa i takon komenteve mediatike, nuk flitet për shqiptarë, janë italianë, që flasin në Itali. Nuk janë për diskutim politik. Pjesa e tretë nuk mbijeton dot politika pa akuza e kundërakuza.

Sot qytetarët e kanë të qartë kush punon, kush ka rilindur drejtësinë, le t’ia lëmë drejtësisë sepse diskutime për çfarë flitet në tavolina në itali, Spanjë e Belgjikë, nuk mund të hyjnë në faktet e politikës.

E njëjta logjikë do vlente përherë. Kuptohet që jemi pranë fushatës, duke mos pasur argumenta, apo ofertë çfarë do bëjë ndaj kësaj mazhorance. Tani video do presim nga Basha. S’po dëgjojmë ofertë nga garuesit, çfarë kanë në program, do kenë të majtë apo të djathtë. Për sa kohë s’kanë ofertë, por do kemi një situatë që në mungesë të programit. LSI mbetet një lëvizje shtëpiake, mbetet pronë e atyre që e kanë në shtëpi, as familje. Nuk u bë dot parti. Lëvizje shtëpiake, nuk e di si do sjellë programet me ata që mendon se mund të hyjë. Nuk kanë pasur ndonjëherë program. Taksa e sheshtë s’ka lidhje me atë që duhet të ishte forcë e majtë. Taksa e sheshtë në 4-5 vende është eksperimentuar, në Mongoli, Shqipëri e ka dështuar në mënyrë spektakolare. As në Itali, as Amerikën, as Belgjikë askund. Edhe në Shqipëri vetëm 2 vite ka qenë. Taksa e shesht do ishte dëmtuese. 82% e qytetarëve që punojnë në Shqipëri paguajnë 5% taksa, besoj nuk do të donin 9%. Besoj e keni të qartë që 9 është më e madhe se 5.

82% e gjithë shqiptarëve paguajnë nën 5%. Taksa progresive paguan sot më shumë sa ishte, vetëm 2.5% e atyre që marrin një pagë, vetëm kur ka rroga mbi 400 mijë lekë të reja. Taksa progresive është kudo, ka studim të saktë ekonomik. Në fund të ditës jo se ne jemi forcë e majtë, edhe në SHBA ka taksë progresive si të djathtë e të majtë. Një biznes me një kamion e shfrytëzon asfaltin më shumë se një me biçikletë. Ata që e shfrytëzojnë më shumë, ata paguajnë më shumë. Taksa progresive mbrojnë shtresat vulnerabël. Taksa e sheshtë është eksperiment, 5-6 deri në 10 vende. Taksa progresive është në SHBA e Britani që kur janë krijuar. Në Shqipëri u eksperimentua për 2 vite, 2011-2013. Taksa e sheshtë nuk ishte e mira. Taksa progresive funksionon.

Nuk e di kush janë 5 pikat e opozitës për pandeminë. Është plan si 5-vjeçari i kohës së Enverit. Janë të tejkaluara. Shqipëria sot ka filluar vaksinimin. Vaksina është problematike kudo, Italia padit Pfizer, edhe Franca ka probleme, në rajon vetëm ne e Serbia kemi filluar.

Ky do jetë viti i kthesës. Me fillimin e vaksinimit, ne jemi ekonomi globale, mund të hapemi dhe vijon mbyllur Italia e Greqia. Askush nuk e dinte për pandeminë, s;mund të prashikohej, edhe tani s’mund t thuash se gjithçka do zhduket në verë. Tregjet dhe bursat janë shumë optimiste. Sot ekonomia ka filluar të funksionojë. Kjo ka të bëjë dhe me logjistikën e vaksinimit. Rast më i suksesshëm është Izreali, kurse probleme kanë Franca apo Italia për dozat. Ne e kemi menaxhuar mirë, ka vend për optimizëm.

Taksa progresive nuk lëviz. Si mazhorancë kemi më shumë përgjegjësi. Nuk mund të japim përgjigje për çdo program. S’është parë ndonjëherë që një lëvizje që ka titull socialiste të vendosë taksën e sheshtë në ato nivele që ndihmon shtresat e pasura dhe lë 92-93% të popullsisë jashtë. Ne po e tregojmë me punë çfarë kemi bërë. Nga kjo pandemi nuk dilet me lëmoshë. Por me investime që ndihmojnë shqiptarët dhe ekonominë. Kemi ndihmuar mbi 140 mijë biznese dhe 280 mijë qytetarë. Ne programin jemi në zbatim, madje do ketë dhe prezantim. Shumica e tyre janë ndërmarrë që në 1 janar.” – tha Bushati.

Paraardhëse

Vendimi i Biden që shkaktoi shumë polemika, Nard Ndoka ka një koment: Kjo gjë është jashtë realitetit shqiptar

Pasardhëse

“Kemi qenë në momente të vështira”, ende pa marrëveshje me PD-në, Mediu i jep mesazhin e koduar Bashës

Pasardhëse

“Kemi qenë në momente të vështira”, ende pa marrëveshje me PD-në, Mediu i jep mesazhin e koduar Bashës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.