• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kuvendi miraton buxhetin faktik 2015

21 October, 2016
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kuvendi miratoi të enjten në mbrëmje me 70 vota pro dhe 22 vota kundër buxhetin faktik për vitin 2015”. Ministri i Financave Arben Ahmetaj e konsideroi një buxhet të vështirë, por shumë të suksesshëm, që konsolidoi reformat në vend.

Në 2015 ekonomia u rrit me 2.8%, e mbështetur dhe nga investimet e brendshme në sektorin e ndërtimit, por dhe investimet publike, të cilat në 2015-n arritën 5.1% të PBB-së, tha Ahmetaj.

Ndërsa në emër të opozitës, deputeti i PD-se, Ridvan Bode, tha se shifrat e përfaqësuesve të qeverisë nuk jane realiste, ndërsa kritikoi performancën e disa sektorëve. Sipas tij viti 2015 shënoi nivelin më të ulët historik në mbledhjen e taksave ne Shqipëri në 10 vitet e fundit.

Me tej seanca miratoi me 97 vota ndryshimet në ligjin “për barrët siguruese”, per te vijuar me votimin e pr/ligjeve të mbartura nga seanca paraardhëse.
Kështu, me 70 vota pro dhe 24 vota kundër u miratuan disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve”, ndërsa ratifikimi i ndryshimit të kontratës financiare ndërmjet palës shqiptare dhe Bankës Evropiane të Investimeve për terminalin e trageteve të portit të Durrësit, kaloi me 71 vota pro, 1 votë kundër dhe 22 abstenime.

Pr/ligji ‘për akuakulturën’ u miratua me 91 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim, ndërsa pr/rezoluta “Për veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2015” u miratua me 91 vota.
Kuvendi vendosi sot dhe shtyrjen me tre muaj të veprimtarisë së dy komisioneve hetimore parlamentare për cështjen CEZ, njëri qe drejtohet nga maxhoranca dhe tjetri nga opozita.

Edhe në seancën e sotme sërish nuk u hodh në votim pr/ligji “për organet e qeverisjes së gjyqësorit”, pjesë paketës ligjore që mbështet zbatimin e reformës kushtetuese.

Përtej rendit zyrtar të punimeve, kohen me te madhe të debatit në parlament edhe sot e zunë diskutimet politike, kryesisht ato që lidhen me ceshtje nga aktualiteti, si kultivimi i kanabisit, pranimet e reja në universitete, etj. Kjo e fundit ishte dhe kryetema e diskutimeve nga deputetet nisur nga viti i ri akademik 2016-2017.

Paraardhëse

Dokumentet sekrete që dënuan Shqipërinë

Pasardhëse

Kontroll pasurive nga viti 1992, panik në Drejtësi

Pasardhëse

Kontroll pasurive nga viti 1992, panik në Drejtësi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.