• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

‘Kushtëzimi për vizat – BE po ia dëmton vetes besueshmërinë’

18 November, 2016
në Kosovë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vazhdimi i kushtëzimit të heqjes së vizave për qytetarët e vendit me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nga institucionet do të dëmtojë kredibilitetin e Bashkimit Europian në Kosovë.

“Përkundër faktit se është debatuar mjaft se a kemi nevoje për mekanizma të ndërmjetmë në fushën e sundimit të ligjit, unë mendoj se na duhen, gjithmonë kur janë të drejtuar kah rezultatet”.

“Përgjatë këtyre viteve të ekzistencës si shtet, institucionet e vendit kanë ndërmarrur iniciativa dhe veprime në drejtim të sundimit të ligjit dhe rendit kushtetues. Është bërë verifikimi i të gjithë kandidatëve të mundshëm për gjyqtarë dhe prokurorë. Hap po ashtu i rëndësishëm është edhe nxjerrja e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Po ashtu kemi diskutuar për ndalimin e kandidimit në zgjedhje të personave të akuzuar në raste të ndryshme penale. Përtej kornizës ligjore dhe strategjike, institucionet kanë arritur rezultate të prekshme në forcimin e sundimit të ligjit, megjithëse sfidat vazhdojnë të jenë prezente. Vlerësimet  e ndryshme për progresin në këtë fushë, nga organizata të ndryshme, mund të mos jenë në përputhje me realitetin në terren, për shkak se ato janë të bazuara në perceptime. Shpesh ndodh që realiteti në Kosovë të mos raportohet dhe që perceptimi të jetë më i keq se situata”.

“Statistikat edhe pse jo të harmonizuara krejtëisht dëshmojnë për rezultate të prekshme në hetimin e krimit të organizuar. Por kjo duhet të përcillet edhe me vendime të gjyqësorit, sepse nuk mjafton vetëm hapja e rasteve”.

“Qasja jo plotësisht e drejtë e Bashkimit Europian ndaj Kosovës po ua pamundëson qytetarëve të vendit lëvizjen e lirë pa viza. Vendi ka bërë më shumë se cdo vend tjetër në rajon, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Cdo kushtëzim i mëtutjeshëm i vizave me këtë luftë, do ta dëmtojë kredibilitetin e BE-së në Kosovë. BE-ja mund të mos jetë e shqetësuar me kredibilitetin e saj në vend, por kjo nuk mund të kalojë pa pasoja të caktuara”

Paraardhëse

Delawie: Dënoni zyrtarët e përfshirë në korrupsion

Pasardhëse

Prokuroria kërkon 4,5 vjet burg për Anjeza Shabanin, por mund të lirohet menjëherë

Pasardhëse

Prokuroria kërkon 4,5 vjet burg për Anjeza Shabanin, por mund të lirohet menjëherë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.