• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kushtetuesja nxjerr të dhënat, shkarkimi i Metës në dorë të Mbledhjes së Gjyqtarëve, në shtator votohet për kalimin në seancë plenare

19 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
355
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata Kushtetuese pritet që shumë shpejt të mbajë një qëndrim zyrtar sa i takon kërkesës së Parlamentit për shkarkimin e Presidentit. Gjithë këto vite Kushtetuesja ishte e boshatisur dhe kur nisi puna kishte vonesa me çështjet, pasi numri i tyre ishte i madh. Por duket se 7 anëtarët aktualë kanë shqyrtuar pjesën më të madhe të tyre dhe tani gjyqtarët nuk janë të ngarkuar.

Gazeta ka siguruar raportin e Gjykatës Kushtetuese për 6 muajt e parë të këtij viti, ku bëhet me dije se momentalisht janë vetëm 27 kërkesa që po presin të shqyrtohen nga kjo gjykatë. Sipas Kushtetueses, nga këto, 8 kërkesa janë në shqyrtim në seancë plenare; 2 kërkesa janë në shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve; 17 kërkesa janë në fazën e shqyrtimit paraprak nga Kolegjet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas informacioneve të gazetës, një nga kërkesat që po shqyrtohet në Mbledhjen e Gjyqtarëve është ajo e shkarkimit të Presidentit. Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese, kalimi i çështjes ose jo në seancë plenare duhet të bëhet me shumicë votash.

“Gjykata Kushtetuese për kalimin e çështjes në seancë plenare vendos me shumicën e anëtarëve të saj. Në këtë rast zhvillohet seancë plenare publike”, – thuhet në nenin 62/1.

Në Kolegjet e gjykatës bëjnë pjesë 3 anëtarë dhe ata unanimisht vendosin nëse një çështje kalon ose jo, por i vetmi organ që vendos me shumicë votash është Mbledhja e Gjyqtarëve dhe aty do të jetë testi i parë. Në bazë të votave që do të merren aty mund të kemi një sinjal dhe të asaj se çfarë do të vijë më pas. Sipas ligjit, Mbledhja e Gjyqtarëve duhet të marrë vendim brenda 3 muajve nga marrja në dorëzim e padisë. Kjo do të thotë se në javët e para të shtatorit duhet të kemi një qëndrim për kalimin e dosjes ose jo për shqyrtim.

Puna e Kushtetueses

Sipas raportit të Gjykatës Kushtetuese, për 6-mujorin e parë të vitit 2021 janë regjistruar gjithsej 68 kërkesa, nga të cilat: 17 kërkesa janë në fazën e shqyrtimit paraprak nga Kolegjet e Gjykatës Kushtetuese; 1 kërkesë është në fazën e shqyrtimit paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve; 8 kërkesa janë në shqyrtim në seancë plenare; Për 1 kërkesë është marrë vendim përfundimtar;

Për 41 kërkesa është marrë vendim moskalimi. Më konkretisht, 25 kërkesa janë paraqitur nga subjekte për proces të parregullt (shfuqizimin e vendimeve të gjykatave të zakonshme). 8 kërkesa janë paraqitur për konstatim të cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, ndërsa 16 kërkesa janë paraqitur për papajtueshmëri të ligjeve(apo dispozitave të veçanta të tyre) me Kushtetutën.

1 kërkesë është paraqitur për procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe 11 kërkesa janë paraqitur për kundërshtim/rishikim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. 2 kërkesa janë paraqitur për papajtueshmëri të ligjeve dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. 1 kërkesë është paraqitur për kundërshtim të vendimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 1 Kërkesë është paraqitur për kundërshtim të vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 3 kërkesa janë paraqitur për konstatim cenimi të së drejtës për një proces të parregullt ligjor dhe shfuqizim të vendimeve të gjykatave të sistemit të zakonshëm.

Paraardhëse

Situatë kaotike në Kabul, avioni me afganë nuk niset dot për në Shqipëri, autoritetet në pritje të grupit të parë

Pasardhëse

Tritan Shehu godet amerikanët: Pas dështimit në Afganistan të ndryshojnë sjellje në Shqipëri, boll luajtën rolin e “strucit”

Pasardhëse

Tritan Shehu godet amerikanët: Pas dështimit në Afganistan të ndryshojnë sjellje në Shqipëri, boll luajtën rolin e “strucit”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.