• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kushtetuesja mbyll shqyrtimin e çështjes së Metës brenda 14 shtatorit dhe cakton datën e gjyqit, vjeshta sjell zhvillime fatale për presidentin

14 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
146
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata Kushtetuese pritet që në dy javët e para të shtatorit të dalë me një vendim sa i takon procedurave që do të ndiqen për shkarkimin e presidentit. Kuvendi më 14 qershor dorëzoi në Kushtetuese vendimin e shkarkimit të presidentit dhe sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, brenda 3 muajve kjo gjykatë duhet të mbyllë shqyrtimin e dosjes dhe të vendose nëse do kalojë për shqyrtim dhe nëse po të përcaktojë një datë për vijimin e procesit.

Kjo do të thotë se brenda 14 shtatorit relatori i çështjes duhet të mbyllë shqyrtimin dhe ta kalojë për gjykim dosjen. “Gjykata Kushtetuese për kalimin e çështjes në seancë plenare vendos me shumicën e anëtarëve të saj. Në këtë rast zhvillohet seancë plenare publike. Në seancën plenare ftohet të marrë pjesë Presidenti i Republikës, i cili mund të përfaqësohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, si edhe Kuvendi. Gjykata Kushtetuese, sipas rastit, vendos të thërrasë edhe persona të tjerë në gjykim.

Mungesa në seancën plenare e Presidentit të Republikës ose e përfaqësuesit të tij pa arsye nuk përbën shkak për moszhvillimin e gjykimit”, thuhet në ligj. Ndërkohë po sipas ligjit duhet të caktohet dhe data e seancës së parë. Kjo datë duhet të komunikohet një muaj para mbajtjes së saj. “Njoftimi për orën dhe datën e zhvillimit të seancës plenare, publike ose mbi bazë të dokumenteve, bëhet nga Drejtoria Gjyqësore, si rregull, 30 ditë para datës së caktuar për zhvillimin e seancës plenare, me përjashtim të rasteve kur Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe”, thuhet në ligj.

Vendimi i Kushtetueses:

“Në nenin 63 përcaktohet dhe se çfarë ndodh nëse presidenti gjendet me shkelje. “Sipas këtij neni, kur Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë Kushtetutën ose ka kryer një krim të rëndë, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Në këtë rast vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi ditën e shpalljes dhe publikohet menjëherë në

Fletoren Zyrtare”, thuhet në ligj. Kur Gjykata Kushtetuese nuk arrin në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë Kushtetutën ose ka kryer një krim të rëndë, ajo vendos shfuqizimin e vendimit të Kuvendit. Sipas ligjit dorëheqja e Presidentit të Republikës nga detyra ose përfundimi i mandatit të tij, pas fillimit të shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes. Kur vendoset deklarimi i shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, ai nuk përfiton trajtimet e veçanta të parashikuara për funksionarët e lartë. Pra duket se vjeshta do të jetë shumë e ngarkuar për presidentin, fati i së cilit tashmë është në duart e Kushtetueses.”-shkruan Kushtetuta.

Paraardhëse

KPA goditje KPK-së në mbi 20 vendime, ja si u shkarkuan gjyqtarët dhe prokurorët e konfirmuar në shkallën e parë pavarësisht problemeve

Pasardhëse

Paralajmërohet furtunë në institucione, Petro Koçi: Të heqim partinë nga duart e “Maliqëve” të administratës

Pasardhëse

Paralajmërohet furtunë në institucione, Petro Koçi: Të heqim partinë nga duart e “Maliqëve” të administratës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.