• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kushte greke për Belerin! Zbardhet deklarata dërguar 27 anëtarëve të Bashkimit Europian

30 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
62
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazeta greke Kathimerini publikon në numrin e sotëm tri kushtet në çështjen Beleri, që Greqia i ka vendosur Shqipërisë për të pranuar hapat e ardhshëm të anëtarësimit të saj në BE.

Ato bazohen në një deklaratë me shkrim të depozituar dje në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm dhe i janë bashkangjitur letrës së dërguar Tiranës dhe Shkupit nga 27 vendet e BE-së, për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave. Konkretisht, Greqia kërkon që kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë si dhe prezumimi i pafajësisë.

Ashpërsimi i qëndrimit grek sipas gazetës, lidhet me intolerancën që Tirana ka treguar këtë periudhë , por është edhe një mesazh për partneret europianë, të cilët konsiderojnë se Greqia po e bilaterizon çështjen Beleri, duke injoruar dimensionin e saj thellësisht evropian.

“Për Greqinë, situata që mbizotëron bie ndesh me vlerat tona të përbashkëta evropiane, kriteret e anëtarësimit dhe të drejtën europiane, të cilat janë të panegociueshme”, thuhet në deklaratë. Aty theksohet edhe njëherë se çështja Beleri “përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor dhe të të drejtave politike të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht të pjesëtarëve të pakicës etnike greke. Ndaj, Greqia nuk do të bjerë dakord për fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e raportit të vlerësimit të standardeve të pazgjidhura.

Deklarata greke jep një historik të shkurtër të çështjes dhe thekson se në prag të zgjedhjeve të 14 majit, Beleri kishte qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve të drejtpërdrejta verbale nga lidershipi politik shqiptar. Dhe me gjithë minimin e kandidaturës së tij, ai ishte një nga shtatë kandidatët e opozitës që arriti të zgjidhej në 61 bashkitë e vendit.

Pala greke përfshin edhe dimensionin minoritar të çështjes, pasi akuzon Shqipërinë për praktikë diskriminuese “kundër një anëtari të një pakice etnike të mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare”.

Aty thuhet se paraburgimi i Belerit pothuajse shtatë muaj pas zgjedhjes së tij bie në kundërshtim me ligjin shqiptar sipas të cilit është e qartë se marrja e detyrave nuk duhet të ndikohet nga procesi apo përfundimi i çështjeve të pazgjidhura, pasi është një akt i thjeshtë administrativ, i cili nuk cenon pavarësinë e gjyqësorit.

Në vijim, arrihet në përfundimin se “parandalimi i betimit të kryebashkiakut të zgjedhur është një vendim politik i ndërgjegjshëm i qeverisë shqiptare, që pasqyron përbuzjen e saj ndaj parimeve themelore të shtetit të së drejtë“.

Vlen të theksohet se kjo deklaratë specifike me shkrim është tashmë qëndrimi i regjistruar zyrtarisht i Greqisë për procesin e anëtarësimit në BE dhe do të shoqërojë çdo hap të Shqipërisë, nëse sigurisht, nuk përputhet me çështjet themelore të ngritura nga Athina dhe që janë pjesë përbërëse e shtetit ligjor evropian.

Paraardhëse

Nis punimet samiti i OSBE-së në Shkup

Pasardhëse

Qindra mijëra shqiptarë mbushën mbrëmë sheshin “Skënderbej”, festuan Natën e Bardhë me yjet e muzikës

Pasardhëse

Qindra mijëra shqiptarë mbushën mbrëmë sheshin “Skënderbej”, festuan Natën e Bardhë me yjet e muzikës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.