• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush ua bëri ftesën për t’iu bashkuar PD-së? Floriana Garo e zbulon për herë të parë dhe ka një mesazh për Ramën

13 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
210
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-moderatorja e njohur Floriana Garo tani në postin e zëdhënëses së Partisë Demokratike, ka bërë një rrëfim ndryshe në emisionin “Kjo Javë”, ku tregoi se si mbërriti ftesa e Partisë Demokratike, jetesën mes Zvicrës dhe SHBA-së dhe mbi të gjitha, çfarë e shtyu që të angazhohej në politikë.

Si erdhi ftesa?

Floriana Garo: Ishte një mendim i menduar prej disa kohësh, jo shumë, gjithmonë me bashkëshortin e kemi biseduar mundësinë e rikthimit në Shqipëri. Ai ka jetuar 28 vite në Zvicër por është shqiptar dhe patriotizmin e ka pasur brenda.

Kush ua bëri ftesën?

Floriana Garo: Ma bëri Lulzim Basha por unë vetë kam shprehur dëshirën për të kontribuar në PD. Ka qenë një vendim i diskutuar me familjen dhe isha e gatshme të jepja kontributin tim. Misioni do të vijojë, jam kthyer me këtë qëllim. Është e rëndësishme që njeriu të provojë veten, por synimi është për të vijuar.

Si ju duket opozita? Partia Demokratike dhe zoti Basha?

Floriana Garo: Tek opozita shoh shpresën e munguar, këto tetë vite duke qenë katër vite larg Shqipërisë, e kam parë me një tjetër sy. E kam parë kur nuk rritej dhe zhvillohej dhe më ka ardhur keq. Është koha për ndryshim dhe tek PD e shoh entuziazmin për të ndryshuar. Kam zgjedhur të jem e djathë prej kohësh, thellë përbrenda jam e tillë, prandaj zgjodha PD.

Duke i parë gjërat nga jashtë çfarë ka qenë zhgënjyese nga qeveria?

Floriana Garo: Është marrë shumë me imazhin, me rregullimin e shesheve, disa rruga të vogla, e megjithatë borxhi është rritur dhe nuk janë bërë investime për të rregulluar jetën e shqiptarëve. Vjet është përfunduar një plazh i mrekullueshëm në Gjenevë, është bërë një plazh nga e para, muze, rruga nga e para, krejt falas për qytetarët dhe i gjithë ky projekt ka kushtuar 65 milionë franga. Kështu që i gjithë ky investim për kaq para. Këtu në Shqipëri bëhet 25 mln euro një rrugë. Njerëzit paguajnë për këtë gjë dhe kjo më ka bërë vërtetë të mendoj: kjo nuk është në rregull.

Çfarë mendon për kryeministrin Rama?

Floriana Garo: Kryeministri është personi që e qeveris vendin, është personi që tregon këtë imazh, flet me imazh, është njeriu karzimatik që njerëzit thonë, por kaq. Njeriu duhet të mbahet mend për çfarë ka bërë dhe jo për imazhin. Ky është problemi për mua, por edhe arroganca e shprehur prej tij s’më ka pëlqyer. Sheh rrejtët e tij sociale sheh një lloj arrogance në foto, mënyrën se si i flet njerëzve, kështu që nuk jam dakord.

Ekrani, paralelisht me një të ardhme të shpejtë?

Floriana Garo: Tani nuk më mungon sepse e marr kënaqësinë duke qenë këtu, në media dhe sërish figurë publike, e kam thënë që TV është një ëndërr e madhe e imja dhe kurë nuk kam thënë kurrë.

Paraardhëse

Vendi ‘zien’ nga situata parazgjedhore, Meta ‘e djeg’ me tifozat e Tiranës (VIDEO)

Pasardhëse

Rama e ‘shtyu’ se nuk kishte maskë, gazetarja paralajmëron kryeministrin: Ke shumë borxhe për të larë me atë veprim

Pasardhëse

Rama e 'shtyu' se nuk kishte maskë, gazetarja paralajmëron kryeministrin: Ke shumë borxhe për të larë me atë veprim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.