• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kush s’do zgjedhje më 18 qershor do destabilitetin e vendit

21 April, 2017
në Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Kamëz. Duke ju referuar çadrës së opozitës, Tahiri deklaroi se ata nuk duan zgjedhje pasi duan destabilitet dhe kërkojnë të mbajnë peng Shqipërinë.

”Në 18 qershor, ose do shkojmë të futemi të gjithë bashkë në çadër, ose në 18 qershor do i tregojmë Shqipërisë që PS dhe Edi Rama vlen aq sa për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën që duhet”, nënvizoi kreu i PS-­së Tiranë.

Tahiri i bëri thirrje të rinjve të Kamzës të marrin në dorë fatin e tyre në mënyrë që të bëjmë të gjithë bashkë Shqipërinë që duam. Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës u shpreh optimist se të gjithë bashkë do të kthejnë faqen e historisë për Kamzën.

”Kamza ka mbetur peng 20 e kusur vite, por unë kam bindjen që kjo skuadër fituese që jeni këtu, bashkë me Sadriun, në 18 qershor do ktheni faqen e historisë për Kamzën”, theksoi ndër të tjera Tahiri.

Fjala e plotë e Tahirit:

Ka ca që nuk duan zgjedhje fare, sepse nuk duan të përballen me të vërtetat. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan destabilitet. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan ta mbajnë peng Shqipërinë.

Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan më shumë gjyqtarët e korruptuar, sesa ju! Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan më shumë pushtetin e tyre, sesa pushtetin tuaj, pushtetin që ju takon ju. Ka ca që nuk duan zgjedhje, se duan karrigen e tyre, nuk duan mirëqenie dhe punësim për ju.

Por në 18 qershor këto rrugë do ndahen. Në 18 qershor, ose do shkojmë të futemi të gjithë bashkë në çadër, ose në 18 qershor do i tregojmë Shqipërisë që PS dhe Edi Rama vlen aq sa për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën që duhet. Kush është sot 25 vjeç, ka lindur duke pasur Saliun në qeveri, në vitet ’90­-të.

Dhe është akoma sot që do të mbajë peng Shqipërinë. I njëjti njeri. Ne na duhet që ju, pikërisht ju, të rinjtë, të marrin në dorë fatin e tyre.

Një gjë është të rrini para televizorit dhe të shikoni sherrin në parlament apo të shikoni sherrin te çadra, apo të shikoni këdo që do të mbajë peng Shqipërinë, dhe një gjë tjetër është të vendosni të lëvizni vetë! Të lëvizni vetë, të dilni, të bëheni bashkë, të flisni me këdo që ka mundësi t’ju dëgjojë, të bindni këdo që ka arsye mjaftueshëm t’ju kuptojë.

Dhe të bindni këdo që realisht beson se ka fuqi mjaftueshëm për ta bërë Shqipërinë. Dhe unë nuk kam asnjë diskutim që ju, këtu në Kamëz, bashkë me Sadriun, bashkë me këdo që angazhohet këtu, ju mund të ktheni faqen e historisë për Kamzën.

Kamza ka mbetur peng 20 e kusur vite, por unë kam bindjen që kjo skuadër fituese që jeni këtu, bashkë me Sadriun, në 18 qershor do ktheni faqen e historisë për Kamzën.

Paraardhëse

Zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen më…18 qershor

Pasardhëse

Pamje shokuese/Vrasja e ish-policit në qendër të Tiranës (VIDEO)

Pasardhëse

Pamje shokuese/Vrasja e ish-policit në qendër të Tiranës (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.