• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush po ja ha lekët burrit tim? Detektivja nxjerr nga zyra gruan e nevrikosur

18 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
213
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rasti që këtë herë ka trajtuar detektivja e njohur Shkënda Lili në rubrikën “Një Herë Mat”, është i një gruaje, e cila tregon se burri i saj e tradhton.

Sipas saj, ai është ditë-natë jashtë, nuk vjen në shtëpi dhe kur vjen, i thotë që është i lodhur dhe mban erë alkool.

Ai rri gjithë kohës duke shkruar në telefon dhe justifikohet para saj se dërgon e-maile pune.

Sipas saj kthimi i bashkëshortit në shtëpi në orën 3 të mëngjesit nuk justifikohet sepse nuk ka asnjë lloj pune që bëhet në atë orë.

Ajo ngre pyetjen: Kur punon kaq shumë, ku i çon lekët që fiton? Gruaja tregon se asnjë lekë nuk sjell tek shtëpia.

Sipas raportit treditor që është bërë gjatë investigimit, është zbuluar se burri ka bërë një intenerar nga shtëpia në punë, por ka rezultuar se ai frekuenton kazinotë dhe një klub striptizmi.

Pas investigimit edhe për tre ditë të tjera, burri nuk shihet i shoqëruar me asnjë vajzë.

Ai ka vijuar punën e tij si çdo ditë, ku nuk ka munguar sërish as frekuentimi i kazinosë dhe i një klubi striprtist.

Nuk dihet se çfarë ndodh brenda kazinosë dhe klubit të striptizmit, sepse investigimi që kryen detektivja është vetëm në ambiente publike dhe jo brenda bizneseve.

Pasi Shkënda Lili së bashku me Ervin Kurtin, i treguan gruas se burri i saj nuk është parë me asnjë femër gjatë investigimit që është bërë, përveç frekuentimit në kazino dhe një klubi striptizmi, ajo revoltohet dhe i kërkon llogari pse nuk kanë investiguar brenda klubit striptizmi.

Madje ajo ka vënë në dyshim edhe punën që detektivja bën, pasi nuk e beson që burri i saj nuk merret me asnjë femër.

Gruaja: “Nuk e gjej dot qetësinë, nuk jam e kënaqur me punën që ke bërë. Filloje nga fillimi”.

Shkënda Lili: Puna ime është e kryer.

Gruaja: “Do e bësh përsëri, të lutem”!

Shkënda Lili: Mos e ngri zërin në zyrë. Halli është zgjidhur, erdhe, kërkove një shërbim, një investigim kundrejt burrit tuaj dhe rezulton që burri juaj nuk ka një femër tjetër. Se do ti të ketë një femër me patjetër, kjo nuk është në dorën tonë. Nuk jemi këtu për t’i gjetur femër bashkëshortit tuaj, jemi këtu për të parë se çfarë bën bashkëshorti juaj dhe për të zbuluar një të vërtetë.

Gruaja: “Të lutem bëje dhe një herë”.

Shkënda Lili: Puna është e kryer dhe unë nuk e marr përsipër të vazhdoj një investigim tjetër me ju. Më vjen keq sepse nuk kam çfarë të investigoj më.

Gruaja: “Unë jam klient i pa kënaqur”.

Shkënda Lili: Zonjë unë nuk mund t’i gjej të dashur burrit tuaj.

Gruaja: “E ka gjet vetë ai, thjesht ta marrësh vesh kush është”.

Shkënda Lili: Puna ime ka mbaruar me sukses, kështu që burrit tuaj kërkoji llogari për pjesën e kazinosë dhe klubit të striptizmit që është frekuentues i rregullt. Mos kërko qiqra në hell sepse bashkëshorti juaj nuk ka një femër.

Gruaja: “Investigoje më gjatë”.

Shkënda Lili: Unë ty nuk të marr më përsipër.

Gruaja del e inatosur nga zyra dhe e penduar, pasi detektivja i kërkon të largohet, pasi nuk kishte më se çfarë të bënte për të, por të sqarohej me burrin e saj.

Paraardhëse

Emigrantët shqiptarë sërish në “syrin” e mediave britanike: Shpenzojmë mbi 5.5 milionë paund për t’i akomoduar për 72 orë

Pasardhëse

“Populli shqiptar nuk është punëdashës”, pedagogu: Rinia sot, parazitare

Pasardhëse

“Populli shqiptar nuk është punëdashës”, pedagogu: Rinia sot, parazitare

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.