• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Kush po e përgjon politikën?

15 May, 2018
në Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prej vjeshtës së 2017, politika dhe veçanërisht mazhoranca po përballet me një krizë që ka si origjinë nisjeje të dhënat e dala nga përgjimet.

Saimir Tahiri përfundoi në arrest shtëpie kur Prokuroria e Katanias vuri në përgjim vëllezërit Habilaj. Por, ndërsa përgjimet, ku përmendej Saimir Tahiri në Shqipëri, mbërritën si pasojë e punës kërkimore të gazetarëve, përgjimet e pretenduara ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj i’u dhanë një funksionari të Partisë Demokratike nga burime ende të mbajtura të fshehta.

Sipas Ervin Salianjit, që thuhet se ka siguruar materialin që tashmë është sekuestruar nga Prokuroria, bëhet fjalë për një përgjim të vitit 2018. Kjo është koha kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendeshëm.

Por kush e ka përgjuar Agron, apo Geron Xhafajn, ndërsa vetë PD thotë se ndaj tij nuk zbatoht ligji.

Në Shqipëri ligjërisht përgjime bën Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, por nga mënyra se si sillen politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, tregon se ata i tremben edhe përgjimeve nga të tretët.

Një ekspert përgjimesh, izraeliti Yoram Frig u ndalua marsin e vitit 2017 në Tiranë. Ai rezultoi se ishte pajtuar nga deputeti Tom Doshi për të kontrolluar nëse në ambientet ku qëndronte dikush kishte vënë pajisje përgjuese.

Historia e përgjimeve shkon edhe më tej. Pak para se socialistët të merrnin pushtetin akuzuan ish-shefin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë se po përgjonte deputetë e diplomatë për llogari të ish-Kryeministrit Berisha.

Hetimet nuk e zbërthyen dot pajisjen përgjuese. Pak kohë më vonë, ish-ministri Saimir Tahiri u përfshi në një histori përgjimi nga ish-vartësi i tij, përfaqësues i LSI-së.

Por, vetë Tahiri u gjend nën akuzë politike me historinë e “IMSI Catcher”, një pajisje përgjimi për të cilën u bë edhe një hetim parlamentar. Opozita dhe jo vetëm akuzonin se pajisja përdorej për përgjime ilegale.

Megjithatë, tërmet politik shkaktuan publikimet e përgjimeve të Prokurorisë së Katanias dhe së fundmi audio-përgjimet e publikuara nga PD.

Situata nuk i ngjan ende asaj që ndodhi në Maqedoni, por pyetja qëndron; kush ka përgjuar? A është ai përgjim pjesë e ndonjë hetimi të Prokurorisë dhe kush e futi audio-përgjimin në kanale politike? A janë përgjime të Prokurorisë, Shërbimit Informativ, apo përgjimet po bëhen nga struktura jashtë atyre legale, e mbase jashtë Shqipërisë.

Kush po i përgjon ministrat e qeverisë? Prokuroria e ka nisur një hetim dhe asgjë nuk është e qartë, por një gjë është e sigurtë; politika ka nisur të ketë frikë nga përgjimet, ndërsa nisja e punës e SPAK, njësisë së posaçme antikorrupsion do të shtojë numrin e denoncimeve për zyrtarët e lartë, siç ndodhi vite më parë në Rumani.

Paraardhëse

Shokon fituesja e Eurosong: Shqiptarët më kërcënojnë me vdekje

Pasardhëse

Berisha: Vëllain e Xhafajt e kemi përgjuar me kujdes, por nuk e nxjerrim dëshmitarin se na e vrasin

Pasardhëse

Berisha: Vëllain e Xhafajt e kemi përgjuar me kujdes, por nuk e nxjerrim dëshmitarin se na e vrasin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.