• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Kush po e pengon reformimin e PD-së?

28 May, 2023
në Opinion
0
143
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ergys Mërtiri;

Interesante është se në këtë krah janë rreshtuar pikërisht ata deputetë që, prej kohësh tashmë, kacavirren me një dorë në PD dhe një dorë në BF, duke pritur të shohin nga do anojë kandari, për t’u hedhur në varkën që shpëton pa u mbytur. Por në fakt, kështu ata vetëm po i mbysin të dyja.

Ishin ata që në zgjedhjet e 14 majit penguan PD-në të dalë me kandidatë, nuk dolën të bëjnë fushatë për partinë e tyre në ato pak zona ku arritën të kenë kandidatë, madje, një pjesë prej tyre, dolën hapur në fushatë për kandidatët e BF-së, me justifikimin se duhen bashkuar forcat kundër Ramës.

Në fakt, ata u sakatuan “të bashkuar” përballë Ramës, pikërisht sepse, siç e kam thënë gjithmonë, Rama nuk mundet me unitet kalbësirash, por me moral, kredibilitet dhe vizion politik.

Sot, ata vonojnë procesin e hapjes së partisë duke rikërkuar bashkimin shterp midis dy grupeve politike të ndara tashmë për vdekje, ndërsa nuk vërejnë se 250 mijë votues të djathtë u kanë kthyer shpinën duke mos dalë të votojnë.

Në vend që të punojnë për të prodhuar një ofertë për këta votues, ata artikulojnë qendrime politike që e mbajnë opozitën në statusquo-në e batakut ku ka rënë e ku e zhytën ata vetë dhe Saliu në anën tjetër.

Të pengosh dhe vonosh hapjen e procesit të garës për kryetar dhe të reformimit të partisë është një krim ndaj opozitës.

Nuk iu mjaftoi një vit e kusur në pasivitet të plotë, pa organizim, pa aktivitet, pa lidership, pa asnjë përpjepkje për ta mbajtur gjallë atë parti, por, edhe tani kur është momenti deciziv për ta risjellë atë në jetë, ata prapë kërkojnë kohë!

Deri tani, duke kërkuar kohë, ata vetëm kanë humbur kohë dhe, për pasojë, ai që e ka fituar këtë kohë ka qenë vetëm Berisha, i cili ka arritur t’ua marrë strukturat pak e nga pak, t’i sulmojë egërsisht me akuza e shpifje nga më banalet, ti paralizojë e neutralizojë politikisht duke i shndërruar në një grupim të traumatizuar e pa peshë politike.

E megjithatë, edhe kështu e sakatuar, pa organizim, pa lidership definitiv, pa para, pa media, pa fushatë, pa ofertë politike e madje pa dalë fare nga shtëpia, të sulmuar, linçuar, tallur e përqeshur, nga media oligarkike dhe e gjithë armata e portaleve, analistëve, memexhinjve të rekrutuar kundër tyre, sigla e PD-së zyrtare arriti të marrë 100 mijë vota, përballë 246 mijë votave të Berishës dhe Metës bashkë.

Pra diferenca me Berishën, duket fare e vogël duke llogaritur që LSI-ja mori 100 mijë vota në zgjedhjet paraardhëse në momentin e saj më të dobët historikisht.

Këto 100 mijë vota, si dhe mbi 250 mijë të tjerat që munguan në votime (pa llogaritur këtu elektoratin gri), janë qartazi antiberishiste dhe çdo përpjekje për t’ua kthyer atyre shpinën, në këmbim të përfitimeve dylekëshe në lojën e vogël me dy porta me foltoren, është thjesht maskarallëk politik.

Opozita sot ka shansin të ringrihet duke hapur garën për një të ardhme të re politike, të distancuar nga Berisha dhe berishizmi, i cili është i destinuar të shuhet.

Kjo është e vetmja mundësi për të pasur një ofertë politike serioze dhe e vetmja mënyrë për të pasur një identitet politik për këtë grupim.

Në të kundërt, opozita rrezikon të shkatërrohet e thërmohet, duke i dhënë pushtet të përjetshëm një qeverie kaq të korruptuar sa kjo.

Ky është treni i fundit humbja e të cilit do të shkatërronte përfundimisht ringritjen e saj.

Paraardhëse

Antoneta për Kiarën: Në një moment je më e kërkuara, në një tjetër e harruara

Pasardhëse

“Më mirë martohem me Kristin ose Ronaldon se me të”, Nita i përgjigjet Bledi Manes

Pasardhëse

“Më mirë martohem me Kristin ose Ronaldon se me të”, Nita i përgjigjet Bledi Manes

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.