• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Kush nga banorët e BBV ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram”? Nuk do ta besoni kush e kryeson listën

12 May, 2024
në Rozë
0
256
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother”. Personazhet që kanë mbetur në lojë, janë duke konkurruar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

E ndonëse kanë mbetur shumë pak brenda shtëpisë, banorët vijojnë të kenë përplasje të forta, duke nxjerrë në pah sekretet e tyre, apo edhe tipare që nuk ia kishim njohur deri më sot.

Duket se e gjithë dinamika e lojës pasqyrohet edhe në rrjetet sociale. Që prej fillimit të këtij edicioni, “Top Albania Radio” bën javë pas jave një përmbledhje të trafikut të banorëve në “Instagram”, duke na zbuluar edhe se kush janë banorët me më shumë ndjekës.

Duhet thënë se shifrat, preferencat kanë ndryshuar shumë që nga nisja e këtij formati, duke bërë që shpeshherë ndjekësit të braktisin një personazh si dhe të shtohen shumë në numër tek një tjetër. duket se e tillë ka qenë tabloja edhe këtë javë.

Jul Deda ka qenë kryefjalë e këtij edicioni. Që në javët e para, emri i tij spikati si një prej finalistëve. Megjithatë, aktori ka bërë që javë pas jave të jetë i përfshirë në debate dhe diskutime, duke u shndërruar shpesh në epiqendër të shtëpisë.

Ndonëse situate në shtëpi është gjithnjë dinamike dhe me shumë lëvizje për të, në “Instagram”-in e tij situata duket më e qetë. Këtë javë Juli ka shtuar 1 mijë ndjekës, duke numëruar tashmë 452 mijë. Kujtojmë që prej pothuajse 2 muajsh, kjo rritje është konstante për Julin, duke mos e kaluar asnjë pragun e 1 mijë ndjekësve të rinj. Duket se rritja është reale, duke qëndruar larg shifrave të fryra në rrjetet sociale që shumë konkurrentë të tjerë ka pasur.

Një tjetër personazh që nuk po ecën si pritej në “Instagram” është edhe Roza Lati. Si një nga banorët që u fut në shtëpi më numrin më të lartë të ndjekësve dhe me shumë pritshmëri, Roza prej kohësh ka mbetur në vend. Po ashtu si javën e kaluar nuk ka asnjë ndryshim duke pasur sërish 830 mijë fansa në “Instagram”-in e saj.

Edhe javët e shkuara, rritja për moderatoren nuk i kalonte 1 mijë ndjekës, duke treguar se publiku nuk po e pëlqen më lojën e saj. Ndonëse jashtë ka gjithnjë një audiencë të madhe dhe është një ndër emrat më karizmatik në rrjetet sociale, me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother”, javët e fundit gjërat kanë ndryshuar. Të paktën për ndjekësit në rrjetet sociale.

Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo. Romeo ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 141K dhe nga ana tjetër Heidi ka shtuar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 270 mijë. Bën habi fakti sesi Heidi javët e fundit ka kaluar Romeon në numrin e ndjekësve.

Kujtojmë se që nga nisja e këtij formati, deri pak javë më parë, Romeo ishte banori që kishte edhe shtimin më të madh në “Instagram”. Shifra deri në 26 mijë më shumë për një javë numëroheshin në “Instagram”-in e Romeos. Por tashmë rritja për të është minimale. E duket se edhe ky fakt nuk shkon paralel me votat e publikut. Kujtojmë këto që në një televotim kokë më kokë me Heidin, Romeo u shpall finalisti i parë, duke lënë pas me vota partneren e tij, Heidin.

Sa i përket Meriton Mjekiqit, ai është rritur me 2 mijë ndjekës dhe tani numëron 332K. Javë pas jave, Meritoni ka pasur luhatje në “Intagram”-in e tij, ku shpeshherë rritja ka qenë shumë e lartë, e herëherë shifrat kanë qenë minimaliste. Ndërkohë, një rritje prej 3 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 267 në 270 mijë.

Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska Murati, e cila ka shtuar plot 4.5K në “Instagram”. Një rritje të tillë, Françeska ka pasur edhe javën e shkuar, duke u klasifikuar e para në këtë renditje.

Nga ana tjetër Egla Ceno, në ndryshim nga java e kaluar kur rezultonte me humbje, këtë herë ajo ka fituar 1.6K dhe tashmë ka 73.6K në “Instagram”.

Sa i përket Graciano Taganit, ai ka shtuar vetëm 100 ndjekës më shumë, nga 70.4K ka shkuar në 70.5K. Duhet thënë se Graciano është edhe personazhi që ka fituar më pak ndjekës në rrjetet e tij sociale përgjatë kësaj jave.

Paraardhëse

Rikthehet në ekran Arbana Osmani, nis përgatitjet për një emision të ri, zbulohen detajet

Pasardhëse

E vërteta e flirtit të Erjolës dhe Romeos! Çfarë ka ndodhur mes tyre para se të futeshin në “BBV”

Pasardhëse

E vërteta e flirtit të Erjolës dhe Romeos! Çfarë ka ndodhur mes tyre para se të futeshin në “BBV”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.