• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush ka qenë kryeministri më i mirë në Shqipëri? Plas sherri mes Blendi Fevziut dhe Baton Haxhiut, ndërhyn dhe Arjan Çani

26 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ u diskutua ndër të tjera edhe se kush ka qenë kryeministri më i mirë i Shqipërisë ndër vite.

Lidhur me këtë pyetje Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu kanë ndarë me mendime të ndryshme.

Blendi Fevziu: Tani Batoni thotë që Rama është Kryeministri më i mirë në historinë shqiptare, ç’të them unë?

Baton Haxhiu: Më thuaj cilin e krahason me Ramën? Më thuaj 1?

Blendi Fevziu: Baton tani më thuaj cilin Kryeministër njeh nga historia e Kryeministrave shqiptarë që të bëjmë krahasimin?

Baton Haxhiu: Berishën, Ilir Metën, Pandeli Majkon.

Blendi Feviu: S’mund të thuash që është më i mirë se Berisha si Kryeministër.

Baton Haxhiu: Çfarë të them?

Blendi Fevziu: Nuk e thua dot. Për çfarë është më i mirë?

Baton Haxhiu: Se Rama?

Blendi Fevziu: Po, se unë vitet 2005-2009 dhe ti je dakord me mua që janë vitet më të mira të qeverisjes në Shqipëri.

Baton Haxhiu: E do mendimin tim?

Blendi Feviu: Po. Dhe besoj që këtu nuk më kundërshton dot, 2005-2009…

Arian Çani: Ja ta dëgjojmë.

Baton Haxhiu: E para, Berisha është një prej Kryeministrave karizmatik, përplasës dhe e ndan shoqërinë në gjysmë. Këto janë karakteristikat e liderit. Por Berisha nuk ka shije, të gjitha gjërat që ka ndërtuar janë të vjetra pa përfunduar akoma. Kjo është çështja kryesore.

Blendi Fevziu: Po Berisha nuk është drejtori i dekorit të qytetit.

Baton Haxhiu: Kur ti ta bën vendin…

Blendi Fevziu: Ka ndërtuar akse rrugore. Ka ndërtuar “Rrugën e Kombit”.

Baton Haxhiu: Mirë, mirë ajo është historike.

Arian Çani: Hoqi vizat, hoqi vizat.

Blendi Fevziu: Nga shtëpia e Çanit dhe shtëpia ime më shpejt shkon në Elbasan se në Rogner.

Baton Haxhiu: Ajo që ia bën njeriut jetën më të bukur është shija.

Arian Çani: E ka për Rilindjen urbane.

Blendi Fevziu: Unë nuk jam kundër me këtë.

Baton Haxhiu: Është Tirana, është mënyra si..

Blendi Fevziu: Baton

Baton Haxhiu: Më thuaj një gjë duket e bukur në kohën e Berishës?

Blendi Fevziu: Nuk po diskutojmë këtu për estetikë. A hoqi vizat? Futi Shqipërinë në NATO, këto janë gjëra madhore për një vend. Rruga e Kombit. Nëse më thua ti që janë bërë mirë, po të them unë sot se disa nga veprat e rilindjes urbane janë bërë shumë të mira dhe unë uroj që kushdo të jetë Kryeministër më vonë të shohë Shqipërinë me një sy tjetër.

Arian Çani: Dakord, dakord. Por kanalet e zeza nuk kanë ndryshuar, mbajnë erë gjithandej.

Paraardhëse

“Louis Vuitton” nxjerr në shitje çantën me flamurin shqiptar, ja sa ishte çmimi marramendës

Pasardhëse

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm fantastik (FOTO)

Pasardhëse

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm fantastik (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.