• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush janë kryebashkiakët që po heton PD?

13 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Hetimin e thelluar të kryebashkiakëve, aktualisht demokratët e kanë të fokusuar në dy qarqe Dibër dhe Lezhë, ku sipas numrit dy të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dyshohet për 3 zyrtarë me të kaluar kriminale.

“ABC News” publikon deklarimet në formularin e dekriminalizimit të kryebashkiakëve në këto bashki. Qarku i Dibrës ka në total 4 bashki.

Në krye të Bashkisë së Dibrës është ish-drejtori i Tatimeve në qark, Dionis Imeraj. Në formularin e vetëdeklarimit, Imeraj është paraqitur i pastër, ndërkohë që demokratët në qëndrime zyrtare e kanë akuzuar Imeraj për blerje votash në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016. Emri i Imeraj ishte në krye të listës edhe në një kallëzim penal që nënkryetari i PD, Edi Paloka depozitoi në Prokurori për zgjedhjet në Dibër.

Agron Malaj, kryetari i Bashkisë së Matit ka deklaruar dënim të formës së prerë në formularin e vetëdeklarimit dhe ka pranuar se është dënuar me vendim të formës së prerë në tetor të 1999 për armë mbajtje pa leje. Malaj ka kryer 10 muaj burg për këtë vepër penale. Malaj ka deklaruar gjithashtu se ka qenë i arrestuar nga organet ligjzbatuese edhe në janar të 2011. Për shkak të detyrës që ka mbajtur si gardist dhe pjesë e grupit të zjarrit në protestën e 21 janarit 2011 ku humbën jetën edhe 4 protestues, Malaj u hetua për shpërdorim detyre.

Dy kryebashkiakët e tjerë të qarkut Dibër, Ilmi Hoxha në Klos dhe Lefter Alla në Bulqizë e kanë dorëzuar të pastër formularin e dekriminalizimit. Ndaj tyre edhe demokratët nuk kanë ngritur akuza publike.

Edhe qarku i Lezhës sipas demokratëve ka zyrtarë me të kaluar kriminale. Ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu prej 30 qershorit drejton Bashkinë e Lezhës. Ndreu i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i hetuar apo arrestuar nga institucionet shqiptare. Ndreu ka deklaruar një hetim të nisur ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2004 për “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike. Pas hetimeve çështja ndaj Ndreut u pushua. Për këtë çështje ndaj Ndreut përgjatë hetimeve u mor edhe masa detyrim paraqitje. Edhe për Pjerin Ndreun demokratët kanë ngritur akuzën e shit-blerje të votave, ndërkohë që emri i tij është edhe pjesë e dosjes 184 e publikuar edhe nga gazeta gjermane BILD.

Ndrec Dedaj drejtuesi i Bashkisë së Mirditës dhe Majlinda Cara drejtuesja e Bashkisë së Kurbinit i ka paraqitur të pastër formularët e tyre të vetëdeklarimit, por pavarësisht kësaj verifikimet e demokratëve po bëhen për secilin socialist.

Paraardhëse

Ardit Gjebrea preket nga historia e gruas: Mundohem t’i mbaj lotët kur iu dëgjoj (VIDEO)

Pasardhëse

Vendimi për Bashën, vjen reagimi i parë nga PS: Gabim! Është teatër i turpshëm

Pasardhëse

Vendimi për Bashën, vjen reagimi i parë nga PS: Gabim! Është teatër i turpshëm

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.