• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Kush humbet nga shtyrja e “Veting”-ut?

7 March, 2017
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Nga Mero Baze

Kuvendi i Shqipërisë shtyu sot kohën e ngritjes së Komisioneve Ad Hoc për Vetting-un, duke kthyer listën tek Avokati i Popullit, në përpjekje për t’i dhënë kohë opozitës të reflektojë për praninë e saj. Gjesti i shumicës përpiqet të tregojë se opozita do të respektojë frymën kushtetuese të ligjit, dhe lëshimin që i ka bërë vetë opozitës në 21 korrik, duke i dhënë politikisht çelësin e procesit administrativ të Vetting-ut, të cilin ajo po e përdor si një pengmarrje.

Por paralel me këtë debat, opozita po përpiqet të nxisë debate, duke parashikuar sipas saj,  disa variante të daljes nga kriza me rrugë ekstraligjore, duke ri-interpretuar “opozitën” sipas vitit 2013, apo duke krijuar skema të plotësimit të Komisioneve me anëtarë rezervë.

Në fakt, ka vetëm një rrugë që e deligjitimon opozitën dhe ia heq nga duart këtë lodër, me të cilën tenton të hedhë në erë reformën në drejtësi. Dhe këto janë zgjedhjet e reja.

Në betejën e saj nën çadër, opozita po luan bllofin duke kërkuar të marrë edhe pushtetin në tavolinë, edhe të bllokojë reformën në drejtësi. Por kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë.

Koha që Kuvendi i dha sot vetes për të mos acaruar situatën, në fakt punon kundër opozitës.

Nëse opozita vazhdon të qëndrojë në çadër me shpresë se kështu do të bllokojë Vetting-un dhe reformën në drejtësi, atëhere ajo do të ketë fuqi ta bllokojë atë deri më 18 qershor.

Ideja e bojkotit për këtë arsye, e bën atë një forcë të paqenë politike dhe pas 18 qershorit, shqiptarët do të kenë një opozitë të re, që e caktojnë vetë ata, dhe një çelës shumë më demokratik për ta zgjidhur këtë krizë. Opozita që kujton se ka marrë në duar çelësin e reformës dhe e ka hedhur atë në det, me shpresë se askush nuk do ta gjejë më, në fakt ka të drejtë ta ketë këtë çelës vetëm brenda lojës demokratike, brenda kornizave të një sistemi legjitim politik.

Në të kundërt, nëse ajo e bllokon këtë proces deri më 18 qershor dhe bën kamikazin politik, atëhere pas 18 qershorit, ai çelës kalon në duart e opozitës që do të prodhojë 18 qershori, dhe kjo opozitë mund të rrijë në çadrën e 18 shkurtit,  ose në hotele pushimesh, por reformën nuk e pengon dot.

E vetmja mënyrë që kjo të mbetet faktor dhe të negociojë për frikën e saj nga reforma, është të jetë në Kuvend dhe në zgjedhje, me shpresë se do të rritet, ose të mbajë këto vende që ka sot, për të qenë faktor. Në të kundërt, ajo do të humbasë dhe zgjedhjet, edhe Vetting-un dhe do të jetë një forcë e delegjitimuar politike, e cila përveçse nuk do të ketë më votat e shqiptarëve, do të ketë të mbyllur dhe çdo derë në Bruksel e Uashington për t’u ankuar, pasi u ka dështuar kryengritja kundër Perëndimit.

Prandaj debati që tenton të nxisë opozita, gjoja nga frika e një opozite të emëruar në Kuvend, është në të vërtetë ëndrra e saj, por jo frika e saj. Frika e saj duhet të jetë ideja që shumica ta presë këtë opozitë, deri kur i mbaron mandati kësaj opozite (nuk besoj se ka padurim për “drejtësi” mes tyre). Dhe kësaj opozite, sikundër kësaj qeverie, i mbaron mandati më 18 qershor.

Nëse deri atëhere ajo i hap rrugë “Vetting”-ut dhe hyn në zgjedhje, i jep një shans vetes të dalë dhe më e fortë dhe të mund ta ketë ende në qafë atë çelës, që e mori padrejtësisht më 21 korrik. Nëse shumica sillet siç u soll sot, duke e shtyrë me qetësi pritjen deri më 18 qershor, kjo opozita ka për t’i humbur të gjitha, Vetting-un, zgjedhjet dhe Perëndimin.

Natyrisht, Berishën do ta kenë. Ndoshta dhe Lulin për fatin e keq të tyre.

Paraardhëse

Aleatët kundër PD, regjistrohen për zgjedhjet e qershorit

Pasardhëse

Shkodrani e pëson në kufi me Malin e Zi

Pasardhëse

Shkodrani e pëson në kufi me Malin e Zi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.