• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Kush është Emiliano Shullazi?

20 April, 2016
në Opinion
0
Emiliano Shullazi
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kush është Emiliano Shullazi? Kjo pyetje e shtruar rëndom këto ditë në mediat dhe emisionet televizive, ka marrë një përgjigje që më së shumti, ka shkuar drejt profilit të personit problematik dhe bëmave të tij. Nuk ka asnjë dyshim që edhe ato kanë rëndësinë e tyre, madje një rëndësi të madhe për të cilën Prokuroria duhet të hetojë. Por personalisht besoj se Emiliano Shullazi shkon përtej emrit konkret. Më shumë se sa një person me gjithë veset e tij ai përfaqëson një fenomen, një fenomen që ilustron më mirë gjendjen e Shqipërisë që kemi sot.

Emiliano Shullazi është tendenca e vazhdueshme e politikës për t’u lidhur me botën e krimit dhe për ta përdorur atë. Eshtë bastardizimi i gjithë parimeve dhe normave politike në surrugatllëk, ku dominimi i pushtetit është më i rëndësishëm se sa shërbimi ndaj qytetarit.

Emiliano Shullazi është dështimi i konkurimit dhe zgjedhjeve të lira, kudo që janë ato. Në politikë, në zgjedhje parlamentare apo lokale, në sport, në universitete, madje edhe në organizatat rinore. Eshte filozofia e ngulitur se zgjedhjet janë më kollaj të vidhen e të manipulohen se sa të fitohen.

Emiliano Shullazi është dështimi i sistemit të drejtësisë, është shembulli më i mirë i një fjalie mbresëlënëse në shoqërinë e sotme. Ajo sipas së cilës në Shqipëri ka drejtësi, por është pak e shtrenjtë! Eshtë shitja e shtetit dhe institucioneve të tij tek shkelësit e ligjit, sipas një parimi fare të thjeshtë: shërbimi më i mirë i takon atij që paguan me mirë dhe jo atij që ke detyrim t’ja ofrosh, dmth qytetarit.

Emiliano Shullazi është dështimi i procesit të kthim kompensimit të pronave, një proces i deformuar, që ka prodhuar më shumë pronarë fallco se sa realë. Një proces që meriton më së miri slloganin: Prona shkon jo tek ai që i takon, por tek ai që e zapton, ose e merr me dhunë.

Emiliano Shullazi është dështimi i mediave. I të gjithë atyre gazetarëve që nuk kanë kurajo t’i thonë të vërtetat, ose i deformojnë me qëllim ato. I gjithë atyre që të hënën në mbrëmje i zuri gripi dhe i mbyti kolla kur ftoheshin në një emision ku do flitej për të.

Emiliano Shullazi është dështimi i biznesit dhe sipërmarrjes së lirë. Dështimi i atyre që tentojnë t’i zgjidhin problemet e tyre me të fortë dhe dështimi i atyre që nuk i denoncojnë presionet apo gjobat që ju vënë.

Emiliano Shullazi është përçudnimi i një endërre që mendohej krejt ndryshe në vitin 1990 – 1991. Nuk është ai as fajtori as mëkatari më i madh, në një vend, ku mëkati ju takon të gjithëve nga pak dhe ku të gjithë, kontribuojnë që ky vend të dominohet nga shullazët dhe të ngjashmit e tij. Eshtë mitizimi i botës së krimit, që krijohet dhe stimulohet për t’i shërbyer politikës dhe në fund merr peng atë. Dhe bashkë me të, gjithë shoqërinë!/Opinion.al/

Paraardhëse

Qyteti ku meshkujt kanë më shumë se 3 të dashura… dhe ato e dinë për njëra-tjetrën!

Pasardhëse

REPLIKAT/ Shullazi fut në sherr edhe PD-në, Topalli sulmon Bashën: Pse pret gjithmonë Berishën?

Pasardhëse
REPLIKAT/ Shullazi fut në sherr edhe PD-në, Topalli sulmon Bashën: Pse pret gjithmonë Berishën?

REPLIKAT/ Shullazi fut në sherr edhe PD-në, Topalli sulmon Bashën: Pse pret gjithmonë Berishën?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.