• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Kush e hëngri e hëngri, ja çfarë është realisht mania FaceApp

20 July, 2019
në Kuriozitete, Shqip+
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këto ditët e fundit, aplikacioni Faceapp ka marrë hov të paparë në media sociale. #faceappchallenge madje u bë një nga hashtag-ët më të popullarizuara në rrjet. Kjo sfidë përfshin postimin e një selfie të edituar me një aplikacion të quajtur FaceApp dhe përdorimi i një filtri që në mënyrë digjitale i shton dhjetëra vite imazhit tuaj, duke parashikuar dukjen tuaj në pleqëri.

Sigurisht, kur miqtë tuaj shohin veten tuaj pas 30 vitesh, ata shkrihen së qeshuri. Ju merrni kënaqësinë e disa “likes” më shumë, para se të ndiqni qorrazi sfidën e radhës që e vendosin trendet sociale. Misioni u kompletua.

Teksa e hëna vërshoi nga #faceappchallenge, Joshua Nozzi, një zhvillues softuerik, dha alarmin për kujdes nga FaceApp, pasi sipas tij, ajo në mënyrë automatike ngarkon fotografitë tuaja pa ju pyetur fare.

Shumë media e dhanë alarmin, dhe, kush e hëngri e hëngri…

Por shqetësimet e shtuan kur disa zhvillues të tjerë programesh pretenduan se FaceApp ishte një program rus. Siç mund të keni dëgjuar, kur përmendet fjala “rus”, askujt nuk i shkon mendja për mirë. Me gjasë, e shkreta shkon te spiunimi, shantazhimi dhe keqpërdorimi i të dhënave, “virtyte” këto tipike ruse.

“Aplikacionit të cilit me dëshirë po ia dhuroni tiparet e fytyrës suaj thotë se është me bazë në Shën Petersburg të Rusisë”, thotë një artikull i New York Times. “Dhe ne i njohim rusët, apo jo? Ata duan të vjelin të dhënat tuaja për qëllime poshtëruese. Jo si teknologët amerikan, jo… ata duan vetëm ta bëjnë botën më të lidhur mes vete…” shkroi me ironi media amerikane, duke kujtuar shkeljet e privatësisë që kompania amerikane Facebook i ka bërë herë pas here.

Por gjakrat u ftohën të mërkurën. Një hulumtues francez i sigurisë me pseudonimin Elliot Alderson i bëri një kontroll specialistik aplikacionit dhe vuri re se ajo nuk ngarkon fotografitë nga galeria, por vetëm atë foto që po i modifikoni. Kështu që flini rehat. Ju që ishit kurioz të dini nëse i përngjani më shumë nënës, babait apo gjyshërve, flini zbathur. Rusët nuk ju kanë pushtuar.

Alderson madje thotë se aplikacioni mori më shumë nam pas pretendimeve se është pjesë e hakerëve rusë.

E vërteta është se epoka digjitale sjell të papritura që ne laikët e teknologjisë i shohim vetëm me gojë të hapur.

Ndërsa aplikacioni i pasuron si “Super Mario” krijuesit e tij, ne dhurojmë kohën dhe tiparet tona për kompani kushedi se çfarë. Morali i këtij tregimi modern është se ju nuk duhet të lodhni kokën nëse ky program është rus, kinez apo amerikan.

Ju duhet të lodhni kokën, se pse në fakt duhet të dimë se si do të dukemi kur të plakemi. Fundja, a e dimë saktë a do ta mbërrijmë pleqërinë? A nuk na tregon pasqyra se kujt i ngjajmë dhe si kush kemi gjasa të dukemi?

Tjetra gjë për të cilën do të duhej të lodhemi është se ne po pranojmë që fytyra jonë të mos na takojë më vetëm neve.

Ne e hedhim atë në shitje (mbase edhe për rusët). Nuk thonë kot, kureshtja e mbyti macen!/Tesheshi.com

Paraardhëse

Zbulohet skenari, ja dy politikanët që i’a “kurdisën” Ramushit

Pasardhëse

Burri që braktisi gjithçka për të jetuar në mal ku qëndroi 27 vite, arrestohet nga policia kur e kuptoi si po e siguronte bukën (VIDEO)

Pasardhëse

Burri që braktisi gjithçka për të jetuar në mal ku qëndroi 27 vite, arrestohet nga policia kur e kuptoi si po e siguronte bukën (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.