• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Kush e bindi Pirro Çakon të rikthehet në muzikë?

23 February, 2018
në Rozë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kishte vendosur që të hiqte dorë, por nuk ia kishte thënë askujt. Nuk e bëri publike, sepse nuk ishte i bindur. Ishte një dëshirë e brendshme që sa e bindtte për ta lënë muzikë, aq edhe e thërriste për t’u rikthyer. E nisi me shumë fat, qysh në vitin e largët ’88, kur “E duam lumturinë” fitoi Festivalin dhe 30 vjet më vonë, Pirro është po ai: nuk është mësuar të qëndrojë në mesatare. Ai ka triumfuar dhe këtë nuk e vë më askush në dyshim.

Kishte 5 vjet që nuk prodhonte më muzikë, por kërkesës së Elvanës dhe dëshirës për të bashkëpunuar me të nuk mund t’i thoshtë Jo. Aq më tepër, nëse bëhej fjalë për një koncert si ai i atyre përmasave që kishte menduar këngëtarja e njohur e skenës shqiptare. Ishte koha e duhur. Pirro e di se, edhe pse ai nuk kishte menduar se ky rikthim do të vinte në një moment të tillë, këngët e tij u mirëpritën, u duartrikitën, u pëlqyen shumë: “Ndoshta kishte ardhur koha të thoja fjalën time”, – thotë ai për bashkëpunimin e fundit me Elvana Gjatën shkruan Class.

Po si u gjend me Elvanën? Nga studio e “Rudina” pasditen e sotme, Pirro ka treguar prapaskenat e koncertit të disa ditëve më parë. Ai dhe Elvana kanë punuar shumë që 6 këngët të ishin në atë nivel prezantimi. Natyrisht, ai e dinte mirë fuqinë e jashtëzakonshme të Elvanës dhe, i bindur, thotë se edhe po t’i kishte kënduar vetë, nuk do të kishte këtë ndikim si interpretimi i Elvanës: “Unë bëra një tërheqje dhe po mendoja të paktën të shoh ça duhet të bëj. Kisha menduar të bëja pikërisht këtë, një gjë të ngjashme me koncertin e Elvanës, madje kisha filluar të hidhja disa gjëra. Por vokali i Elvanës ka ngjyra të jashtëzakonshme.
Unë, edhe nëse do të rikthehesha, nuk do ta kisha pasur të njëjtin ndikim si Elvana. Ne kemi punuar shumë, vetëm unë e Elvana e dimë sesa mund kemi derdhur…”

Elvana ishte një arsye e fortë për t’y rikthyer, por nuk ishte e vetmja. Siç tregon Pirro, edhe dikush tjetër kishte kohë që i lutej të vazhdonte të krijonte muzikë: “Unë e kisha mbyllur me muzikën. Kështu kisha menduar, por gjërat erdhën në mënyrë të atillë që më bënë të kuptoj se tani ishte momenti. Ndoshta i vetmi person që më bindi të rikthehem ishte edhe mamaja ime, sepse ishte i vetmi person që besonte tek unë.”

Edhe pse tha në koncertin e saj se “unë sërish do largohem”, Pirro nuk është i bindur as për këtë. E pranon hapur që suksesi është joshës dhe të bën që të vijosh më tej. Ka në plan edhe disa këngë të tjera për veten, por dëshiron t’i bëjë tani, shpejt, duke përfituar nga kjo kohë: “Thashë që do largohem prapë, por me suksesin të vjen edhe dëshira. Po e jetoj pozitivisht këtë periudhë dhe ndoshta po i jap mundësinë vetes. Kam dëshirë për një album…”

Paraardhëse

Jeni larg nga partneri juaj, tashmë mund të kryeni seks në … /Video

Pasardhëse

Aksidenti tragjik në Velipojë, Ija e Besit ka një thirrje rrënqethëse. Duhet ta dëgjoni! /Foto

Pasardhëse

Aksidenti tragjik në Velipojë, Ija e Besit ka një thirrje rrënqethëse. Duhet ta dëgjoni! /Foto

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.