• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kurti refuzon ftesën e Ramës për takimin e liderëve në Tiranë

16 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të hënën në Tiranë pritet të mbahet takimi joformal i thirrur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sipas mediave në Shqipëri, kryeministri Albin Kurti është lideri i vetëm që ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit, samiti i të cilit do të mbahet në mes të tetorit në Tiranë. Kurti nga e diela është në Athinë, ku po merr pjesë në një simpozium ndërkombëtar SYMI.

Kryeministri Albin Kurti është i vetmi lider i vendeve të rajonit që nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin joformal të së hënës, të ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë bërë të ditur të dielën mediat në Tiranë.

Të katër liderët e vendeve të tjera, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Ata, si dhe komisionari për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të drekojnë në vilen 30, mesditën e të hënës, në takimin joformal ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

Nga Qeveria nuk kanë kthyer përgjigje nëse kryeministri Kurti do të marrë pjesë në takimin e së hënës. Por, në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti të dielën ka udhëtuar për në Athinë, ku do të marrë pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar SYMI. Simpoziumi i themeluar nga ish-kryeministri George Papandreou, ka nisur sot e përfundon më 20 korrik.

Javën e shkuar Rama vizitoi vendet e rajonit, në përpjekjen e tij për t’u koordinuar për samitin, por nuk u prit nga Kurti. Shefi i Qeverisë së Kosovës “kushtëzoi” takimin me Ramën, që ai të jetë në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, ku duhej të firmoseshin 13 marrëveshje.

Raportet ndërmjet dy kryeministrave degraduan, pasi në kohën kur ndërkombëtarët kërcënuan Kosovën me sanksione, shkaku i aksioneve në veri, Rama anuloi njëanshëm një mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë.

Rama ndërkohë, firmosi marrëveshjet me Kosovën dhe tha se shpreson që kjo të mjaftojë të pritet nga Kurti në Prishtinë. Edhe Qeveria e Kosovës i firmosi marrëveshjet, por takim Kurti – Rama nuk pati në Prishtinë. Rama u prit nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryekuvendari Galuk Konjufca.

Në samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në mes të tetorit në Tiranë, pritet të marrin pjesë edhe liderë të shteteve evropiane dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Paraardhëse

Policia u bllokoi varkat turistike në mes të sezonit, banori ngre shqetësimin: 100 familje rrezikojnë të ardhurat, do ikin nga Shqipëria

Pasardhëse

Samiti në Tiranë ‘përze’ Bislimin, pas refuzimit të Kurtit nuk do lejohet në takim zv/kryeministri i Kosovës

Pasardhëse

Samiti në Tiranë ‘përze’ Bislimin, pas refuzimit të Kurtit nuk do lejohet në takim zv/kryeministri i Kosovës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.