• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kurti paralajmëron ndryshimin e madh, zbulon prapaskenat e rënda: U krijua “Jugosllavia e katërt!” Ja çfarë do ndodh me Kosovën dhe Shqipërinë

27 September, 2020
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u shpreh në fjalën e tij përpara Këshillit të Përgjithshëm të partisë se me paktin me Beogradin në Washington u krijua “Jugosllavia e Katërt” nga kryeministri Koti, që sipas tij rehabilitoi edhe Serbinë përpara ndërkombëtarëve.

“Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje për Jugosllavinë e katërt siç e kemi thënë ngahera. Ajo nuk po bëhet me ushtri si dikur, por po bëhet me mjete të neoliberalizmit, me rrugë e hekurudha që e nxjerrin Beogradin në Adriatik. Shqiptarët, të Kosovës e të Shqipërisë, në këtë Jugosllavi të katërt, do të jenë vetëm konsumatorë të mallrave serbe, e do të shpresojnë të marrin tarifa rrugore prej kamionave të Serbisë.

Sepse prodhuesit tanë do të mbeten të pambrojtur, e shteti nuk do të ketë mundësi të nxisë ekonominë vendore. Serbia veç këtyre, fitoi edhe rehabilitimin e plotë para syve të Amerikës. Kishte dekada që një president i Serbisë nuk shkonte në Shtëpi të Bardhë, e tash e dërguan dhe e mundësuan këta një gjë të tillë”, – tha ai.

Për Kurtin tani ka ardhur koha e Vetëvendosjes, prandaj LDK dhe PDK kanë frikë nga populli.

“Kemi përballë një pushtet uzurpator, të qeverisë Koti e të kinse-opozitës PDK, të cilët kanë frikë nga zgjedhjet e nga demokracia. Pra, ata që dikur e frikësonin popullin, tash po ju frikësohen zgjedhjeve.

Jo vetëm që s’guxojnë për zgjedhje të përgjithshme, por s’guxojnë as për zgjedhje në komunën e Besianës ku po i vonojnë e po i spostojnë ato. Ata janë të vetëdijshëm se kudo e kurdo që shpallen zgjedhjet, qendrore apo lokale, pushteti i tyre do të zvogëlohet drejt tretjes. Sepse ka ardhur koha e Vetëvendosje!-s”, – deklaroi ai.

Paraardhëse

“Është zbuluar një vatër e re”, pas tërmeteve në Shqipëri, sizmologu jep njoftimin e rëndësishëm që duhet ta lexojmë të gjithë

Pasardhëse

“Çmenduritë” e Mesdheut lindor, fuqia ushtarake e Turqisë dhe Greqisë, dhe a janë grekët armiq të turqve

Pasardhëse

“Çmenduritë” e Mesdheut lindor, fuqia ushtarake e Turqisë dhe Greqisë, dhe a janë grekët armiq të turqve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.