• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kurseni energji”, deputeti demokrat i përgjigjet Ballukut: Miliona llampa dekorative ndriçojnë natë e ditë, shqiptarët të ngrohen me batanije

13 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Energjitikës, Belinda Balluku , e cila iu bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.

Ai thotë në një postim në Facebook, se ndërkohë që ministrja përsërit apelin për qytetarët, në qytetet tona, sipas tij nuk dallohet nëse është ditë apo natë, kjo për shkak të dekoreve dhe dritave zbukuruese në prag festash.

Postimi i plotë i Sulës:

“Ju kurseni energji, ne bëjmë propagandë në prag zgjedhjesh lokale”

Kjo qeveri përpiqet çdo ditë që ti ofendojë e ti poshtërojë qytetarët e sajë. E bëri edhe sot. Me moton “bëj si them unë e mos bëj si bëj unë”, ministrja e qeverisë, ditën që shiti 4.5 milionë euro energji u shtir sikur i bëri një të mirë shqiptarëve se nuk do rrisë energjinë.

Ndërkohë që sot ministrja përgjegjëse përsëriti apelin për të kursyer energji elektrike. Do të ishte apel i mirëpritur nga cilado qeveri për të kursyer, por më së pari shembulli do duhej të jepej nga vet ata që apelojnë.

A ndodh kjo në Shqipëri?

Në një kohë që Ministrja e Energjisë përsërit apelit që qytetarët edhe në këto temperatura të ulëta të kursejnë energji, vet institucionet shtetërore, qendrat e qyteteve nuk kanë më dallim nëse është ditë apo natë. Edhe kur dielli perëndon janë miliona llampa dekorative që ndriçojnë. Madje edhe në zyrën e ministres që bëri këtë apel, duken dritat dekorative të cilat janë vendosur prej një jave tashmë dhe ditë e natë harxhojnë atë që kursejnë qytetarët.

Përfundimi, sigurisht që sërish qytetarët e paguajnë.

Qeveria nuk e ka problem nëse qytetarët sëmuren në këto temperatura të ulëta, por mjafton që të ketë energji për të ndriçuar rrugët dhe sheshet e qyteteve për të realizuar propagandën. Ta shesim Shqipërinë si një vend festiv me njerëz të gëzuar, ndonëse qytetarët shkojnë në shtëpi dhe mbulohen me batanije.”-tha ai.

Paraardhëse

Argjentina dhe Kroacia “luftë” për finalen, publikohen formacionet zyrtare të sfidës

Pasardhëse

Zëri i Amerikës: Deklarata e Xhaçkës e paprecedentë, mori kompetencat e DASH

Pasardhëse

Zëri i Amerikës: Deklarata e Xhaçkës e paprecedentë, mori kompetencat e DASH

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.