• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kur zbrita pashë Hajrien me nipin, i kishin zënë gërmadhat unë s’munda të bëj dot asgjë”

1 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shëngjini ka hapur dyert për banorët e Lezhës, Kurbinit dhe Thumanës, të prekur nga tërmeti. 700 banorë janë akomoduar në një resort turistik në këtë zonë. Të tronditur e traumatizuar, gra, të moshuar e fëmijë tregojnë tmerrin që kanë përjetuar mëngjesin e 26 nëntorit.

Në Shëngjin janë strehuar dhe banorë që kanë mbijetuar nga pallati i shembur i Thumanës, apo dhe familjarë të viktimave. Gjendja e tyre psikologjike është mjaft e rënduar, teksa tregojnë historitë e tyre se si kanë arritur të dalin të gjallë.

“Në këtë tërmet kam humbur katër të afërm të mi, të familjes Greku. Unë e kam pas pallatin ngjitur me atë që u shemb plotësisht. Kemi shpëtuar për mrekulli. Kemi qenë në kat të dytë dhe s’e di si kemi dalë së bashku me gruan. Sapo dolëm, na ranë shkallët dhe Zoti bëri mrekulli që shpëtuam. Kemi parë tmerr. Unë u rrëzova, me morën ca fqinj për krahu dhe më larguan, që të mos më zinin rrënojat.

I fikën edhe dritat dhe ishte errësirë e madhe. Tani kemi ardhur këtu në Shëngjin dhe kushtet janë shumë të mira, por jemi të traumatizuar dhe kemi nevojë për përkujdesje. Kemi kaluar një traumë shumë të madhe. Dje kam varrosur nipin dhe bashkë me dy pjesëtarët e familjes së tij. Dhimbja nuk ka kufi”, rrëfen Shyqyri Greku.

Mes të strehuarve, në Shëngjin është dhe një banor i pallatit 5-katësh të shembur në Thumanë, që prodhoi viktima. Arjan Ndoka rrëfen tmerrin që ka përjetuar në ato momente.

“Jam banor i pallatit që është shembur ku pati viktima. E kam pasur banesën në katin e 5-të, nuk e di si kam shpëtuar me familjen time. Kam parë që kishin rënë dy anët e pallatit dhe vetëm një copë kishte ngelur te kati ku jetonim ne. Kur kam zbritur poshtë, kam pa Hajrie Vaten më nipin e vet në krah, që i kishin mbulu gërmadhat. Desha t’iu jap ndihmë, por nuk kisha mundësi me i nxjerr.

Situata jonë psikologjike është shumë e rëndë dhe nuk e marr veten me atë që kam parë. U bënë 20 vite që jetoj aty dhe shkonim mirë me të gjithë ata që kanë humbur jetën. Kemi qenë të pestë pjesëtarët e familjes në momentin kur ra tërmeti dhe të gjithë jemi në gjendje shoku. Nanën e kam të vjetër dhe e kam dërguar te të afërmit e saj. Ka pësuar traumë”, thotë Arjan Ndoka.

Ndërsa një tjetër banor nga Mamurrasi tregon frikën e përjetuar nga lëkundjet.

“Kemi parë tmerr atë natë. Na ishte mbyllur dera. Kam ulëritur në gjithë lagjen. Kam tërhequr gocën dhe gruan. Kemi parë tmerr. Shyqyr e kam gjumin e lehtë. Kam bërtitur, kam thënë dilni përjashta se na zu brenda tërmetit. Na kanë ofruar banesa. Në çadër nuk mund të rrimë. Aty kishte ujë. Batanije kishte, por na lageshin. I bëmë kërkesë kryetarit të bashkisë, erdhi na mori dhe tani kemi ardhur dhe jemi akomoduar këtu në Shëngjin. Kushtet këtu janë shumë të mira, por jemi të traumatizuar për atë çfarë kemi përjetuar”, tregon qytetari.

Banorët e strehuar në Shëngjin po trajtohen me shërbim mjekësor dhe psikologjik, pasi gjendja e tyre shëndetësore paraqitet mjaft e rënduar. Në Qarkun e Lezhës janë 56 pallate, si dhe 181 banesa, që kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit.

Të dhënat janë bërë publike nga Emergjencat Civile, ku situata më problematike paraqitet në Bashkitë e Lezhës dhe Kurbinit. Në Kurbin janë dëmtuar 28 pallate me 560 apartamente me rreth 2200 banorë, si dhe 75 banesa me 300 banorë. Në këtë zonë janë tri grupe me specialistë nga Tirana dhe të huaj që po verifikojnë gjendjen e tyre. Në Bashkinë Lezhë kanë pësuar dëmtime 15 pallate me 250 apartamente dhe rreth 1000 banorë, si dhe 79 banesa private me 300 banorë.

Në Bashkinë Mirditë janë dëmtuar 13 pallate me 250 apartamente me rreth 1000 banorë, si dhe 27 banesa me 100 banorë. Gjithashtu, janë dëmtuar 2 shkolla, 1 kopsht dhe 1 çerdhe. Deri tani janë nxjerrë të pabanueshme 25 pallate e dhjetëra shtëpi private, por numri mendohet të jetë më i lartë, pasi në shumë objekte, specialistët e bashkive nuk kanë mundur të verifikojnë shkallën e dëmtimit./Panorama

Paraardhëse

Pasgoditjet çajnë rrugën në lagjen e populluar në Tiranë (VIDEO)

Pasardhëse

Tjetër lëkundje e fortë e tërmetit, epiqendra në Durrës

Pasardhëse

Tjetër lëkundje e fortë e tërmetit, epiqendra në Durrës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.