• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Kur Rama të detyron të duash Lulzim Bashën

17 November, 2021
në Opinion
0
115
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Armand Shkullaku

Për opinion publik vazhdon të jetë befasi fakti që mbështetës të hapur të Edi Ramës, morën anë në konfiktin e brendshëm në PD, duke u rreshtuar me entusiazëm në krah të Lulzim Bashës. Propaganduesit e zellshëm të kryeminstrit, që deri dje i shërbenin atij në çdo rast për të minuar opozitën dhe Lulzim Bashën, herë me fakte e herë më shpifje, sot janë të detyruar ta trajtojnë atë si “lideri” të cilit i takon froni i kryeopozitarit. Sigurisht që situatë më të sikletshme, në mos poshtëruese, nuk mund të ketë qoftë edhe për dikë që është i lindur të shërbejë.

Në një shpjegim të thjeshtuar, kjo sjellje e altoparlantëve mediatikë të Ramës, përkthehet si nevojë e këtij të fundit për të patur përballë si kundërshtar Lulzim Bashën. Arsyet për këtë preferencë të Ramës janë komentuar me qindra herë. Replika e Ramës në parlament ndërsa i drejtohet Bashës, “unë ty të kam dashur, ty të dua dhe ty do të dua të të kem përballë”, mund të tingëllojë si e mjaftueshme për t’i dhënë një shpjegim mobilizimit të taborrit të tij mediatik në krah të atij që e tallnin deri dje. Por në thelb, arsyeja e këtij fenomeni është më e thellë.

Të gjithë ata që mbrojnë sot veprimet e Bashës për të mbërthyer fronin në PD, janë të njëjtët që në 8 vite nuk kanë thënë asnjë fjalë të vetme për demokracinë e brendshme në PS. Para heshtjes së tyre, kanë kaluar eleminimi i çdo debati në atë parti, ata kanë qenë të gatshëm të ekzekutojnë bashkë me Ramën edhe ndonjë zë të ndrojtur si Ditmir Bushati apo të hidheshin në linçime agresive kur ish Ben Blushi kërkonte gjënë më normale, një garë brenda partisë. Askush nuk ka shprehur as shqetësimin më të vogël kur në atë parti promovoheshin njerëz të dyshimtë e me të kaluar të errët, kur karriera nuk bëhej sipas meritave por sipas përuljes ndaj kryeatrit. Para syve të tyre ka kaluar gjithë procesi i transformimit të fuqisë së një force politike në pushtetin e një njeriu të vetëm.

Në një farë mënyre, ata kanë qenë jo thjeshtë dëshmitarët e heshtur të vrasjes së demokracisë përfaqësuese dhe fuqizimit të autoritetit të një njeriu të vetëm, por edhe pjesmarrës në këtë proces. Ndaj sot, duke lënë mënjanë motivet personale të Sali Berishës, kur në krahun tjetër po hapet debati i përfaqësimit politik, instiktivisht mbështetësit e Edi Ramës rreshtohen me të kundërtën.

Me mungesën e garës, me eleminimin e votës përfaqësuese, me shmangien e përballjes përpara anëtarësisë, me kapërcimin e rregullave, me mosmarrjen e përgjegjësive, me favorizimin e servilëve dhe shpartallimin e atyre që mendojnë ndryshe.

Ata e përkrahin Bashën sot si legjitimim të akteve të tyre në mbështetje të një lideri si Rama, që vetëm me respektimin e parimeve demokratike nuk ka lidhje. Edi Rama është sjellë në këtë mënyrë jo vetëm falë pushtetit që ka marrë, por edhe sepse përballë ka patur një model të ngjashëm dhe në krah një mjedis mediatik që i ka brohoritur atentatet e tij ndaj demokracisë përfaqësuese.

Edi Rama ka zhdukur çdo lloj gare dhe përfaqësimi në PS. Ai mund të vërë në qeveri, përfqaësimi më i lartë, njerëz që as vetë partia nuk i njeh dhe të gjithë ulin kokën. Ai mund të marrë çfarëdolloj vendimi dhe askush brenda forcës së tij nuk guxon të bëjë një pyetje të vetme. Rregulli është i qartë: nëse dikush do të bëjë karrierë në atë parti, kjo nuk varet nga mbështetja që mund të ketë në anëtarësi, por nga vullneti i kryetarit. Dhe sot, jemi të gjithë dëshmitarë, sesi Rilindja e ka shndërruar Partinë Socialiste në një grumbull humanësh ku element kyç i mbijetesës është niveli i spiropalizmit.

Duket absurde se si brenda dy muajve, lëvizja e Sali Berishës, po e bën Ramën të duket më i vjetër se paraardhësi i tij. Modeli i Ramës përballë modelit të pretenduar të Berishës për Partinë Demokratike, ironikisht ngjan si ndeshja e të vjetrës me të renë.

Njëri që përpiqet të mbajë pushtetin duke eleminuar përfaqësimin politik dhe tjetri që kërkon të rikthejë politikën si vullnet i votës së anëtarësisë. Pavaërisht asaj çka mund të sjellë Sali Berisha nëse rikthehet në krye të PD, vetë debati që lëvizja e tij ka hapur sot për publikun, përbën shqetësimin e madh të Edi Ramës, i pashqetësuar deri më tani. Dhe shqetësimin e atyre që e kanë brohoritur atë, qoftë duke sulmuar Bashën dje dhe qoftë duke i dalë në krah sot.

Përkrahja për Bashën nga mbështetësit e Ramës, nuk buron nga meraku për zbatimin e statutit të PD, por nga nevoja për të mbajtur në këmbë një sistem ku vota dhe përfaqësimi të mos kenë asnjë peshë dhe vendimet t’i marrin një grusht njerëzish, që lideri maksimal i lejon të rrinë në tryezë me të.

Paraardhëse

Dialogu në Bruksel përfundon pa takim trepalësh

Pasardhëse

SHBA reagon ‘flakë për flakë’ për dialogun Kosovë-Serbi

Pasardhëse

SHBA reagon 'flakë për flakë' për dialogun Kosovë-Serbi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.