• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Kur ministrja Belinda Balluku vishej si braziliane për festën ‘shik’ në kryeqytet

29 December, 2018
në Kryesore
0
847
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndryshimet e djeshme në kabinetin qeveritar prekën edhe disa nga ministritë më të rëndësishme në drejtimin e vendit. Nga ndryshimi u prek edhe ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, ku Damian Gjiknuri u zëvendësua nga Belinda Balluku.

Balluku është një emër i lakuar, e cila që prej ardhjes së PS në pushtet ka drejtuar agjensitë shtetërore që menaxhojnë trafikun ajror. Që në fakt janë të lakmueshme për shkak të vetëfinancimit dhe fondeve të mëdha duke u shndërruar shpeshherë dhe në pika të marrëveshjeve postelektorale mes partive që bashkëqeverisin.

Si një nga emërimet e para të qeverisë në vitin 2013, zonja Balluku ka qenë kohët e fundit në qendër të akuzave për keqpërdorimin e fondeve të Albcontroll-it. Institucioni i drejtuar prej saj ka paguar plot 66 milionë lekë për të trajnuar dy anëtarë të stafit. TPZ publikoi pak kohë më parë dhe dokumentat përkatëse, duke hedhur dritë mbi një seri tenderash me që drejtuesja e kompanisë i jepte me vlerën 100% vetëm një ofertuesi.

Ndërkohë sipas PD, 70% e procedurave të zhvilluara nga Albcontroll 5 vitet e fundit kanë qenë me prokurim të drejtëpërdrejtë, ndërsa vlera ka kapur shifrën e 20 miliardë lekeve.

Por këto akuza duket se nuk e kanë shqetësuar zonjën Balluku, e cila si drejtuese institucioni, me tender te hapur apo me prokurim të drejtëpërdrejtë i ka organizuar stafit një super mbrëmje për festat e fundvitit.

Portali informativ “Opinion.al” ka publikuar disa foto dhe një video të shkurtër ku në një ambient të dekoruar me kujdes,me balerina të veshura si në karnavale, stafi i Albcontroll ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në të vetmin hotel me 5 yje në Tiranë, tek “Plaza Hotel”. Sigurisht që festa është organizuar rreth një javë më parë, kur zonja Balluku nuk ishte zgjedhur ende si ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Ndoshta ministrja e re do të ketë mënyrë dhe stil tjetër drejtimi në postin e saj të ri. Duke mbajtur në vëmendje që këtë herë, Edi Rama nuk do ta rikthejë më në PS, nëse do të bëjë gafën e famshme kur ishte sekretare për marrdhëniet me publikun e selisë rozë. Dhe pas vizitës së ish shefit të atëhershëm të opozitës në Kosovë, në njoftim shkroi: “Edi Rama u takua me kryetarin e AAK Rramush Haradinaj”…. i cili në fakt gjatë vizitës së Ramës në Kosovë ndodhej për gjykim në Hagë. Asokohe ajo u largua nga vëmendja dhe PS, për t’u rikthyer pas zgjedhjeve të 2013.

Ndërsa duket qartas se shefi i qeverisë ka besim se Belinda Balluku, bën pjesë tek kategoria e njerëzve që mësojnë nga gabimet. Dhe Edi Rama ka treguar se di të falë e të rikthejë të preferuarit e tij në pushtet.

Paraardhëse

PD: 34 mijë arsimtarë pa shpërblim për festa. U shkel kontrata kolektive

Pasardhëse

“Të bashkuar rreth tepsisë”, ish-ministri ironizon qeverinë

Pasardhëse

"Të bashkuar rreth tepsisë", ish-ministri ironizon qeverinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.