• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Kur kanë mbetur edhe 11 ditë nga përfundimi i mandatit të tij, demokratët bëjnë lëvizjen e papritur ndaj Donald Trump

9 January, 2021
në Botë
0
136
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Demokratët në Kongres po ndërmarrin veprime për nisjen sa më parë të procedurave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, duke kërkuar veprime të vendosura, të menjëhershme për të siguruar siç thonë ata që zoti Trump të mos shkaktojë të tjera dëme.

Kur kanë mbetur edhe 11 ditë nga përfundimi i mandatit të tij, demokratët po kërkojnë largimin e menjëhershëm të zotit Trump. Nga ana tjetër presidenti ka pak mbështetje nga vetë partia e tij.

“Ne duhet të veprojmë”, deklaroi Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi të premten gjatë një telekonferencë private me ligjvënësit demokratë.

Një nga republikanet kryesore, senatorja Lisa Murkowski, i tha gazetës Anchorage Daily News se zoti Trump thjesht “duhet të largohet”.

Ditët e fundit të presidencës së zotit Trump po shkojnë drejt një fundi kaotik ndërsa shumë nga ndihmësit e tij, republikanë të lartë dhe anëtarët e kabinetit e kanë braktisur. Ndërsa refuzon të pranojë humbjen në zgjedhjet e nëntorit, zoti Trump ka premtuar tashmë një transferim të qetë të pushtetit më 20 janar kur pritet të betohet Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden. Por zoti Trump ka thënë se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit, çka do të shënonte herën e parë të mospjesëmarrjes së një presidenti në largim që pas Luftës Civile.

Ndërkohë presidenti i zgjedhur Joe Biden ka thënë se ai është përqendruar tashmë në punën e tij ndërsa përgatitet të marrë detyrën. I pyetur rreth nisjes së procedurave për shkarkimin e zotit Trump ai tha, se “ky vendim i takon Kongresit”.

Demokratët po shqyrtojnë veprime të shpejta në këtë drejtim. Sipas një personi që ka informacion mbi këtë çështje, në një version paraprak të dokumentit mbi të cilin do të bazohet kërkesa për shkarkimin e zotit Trump, ai akuzohet për abuzim me pushtetit, duke thënë se ai “bëri me vetëdije deklarata që inkurajuan e për pasojë çuan në veprime të paligjshme e të pashmangshme në Kapitol”.

Kërkesa për shkarkim pritet të prezantohet të hënën dhe të mërkurën pritet një votim nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve do të zyrtarizonte akuzat për shkarkimin e presidentit e nëse Senati do të merrte vendim për shkarkimin e tij, zotit Trump gjithashtu mund t’i ndalohej të kandidonte sërish për postin e presidentit në vitin 2024 ose për çdo post tjetër publik. Një nga personat që mori pjesë gjatë telekonferencës me zonjën Pelosi tha se kjo e fundit diskutoi gjithashtu dhe mbi mënyra të tjera që mund ta detyronin zotin Trump të japë dorëheqjen./VOA

Paraardhëse

Bushati: Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë e të bindurin e Erdoganit! Shehi: Është i vogël, për konflikte të mëdha

Pasardhëse

Lezhë, shembet ura në fshatin Kalivaç (VIDEO)

Pasardhëse

Lezhë, shembet ura në fshatin Kalivaç (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.