• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kur do ta fitojë njerëzimi sfidën kundër koronavirusit? Ekspertët japin njëzëri përgjigjen e shumëpritur

2 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Jetesa në kohë pandemie është e çuditshme. Sakrifica më e madhe që po na kërkohet është që të qëndrojmë në shtëpi dhe të kufizojmë kontaktet fizike me të tjerët.

Edhe një gjë kaq e lehtë po shkakton ankth dhe parehati tek njerëzit, shumë prej të cilëve po injorojnë jo vetëm virusin por edhe rregullat në fuqi.

Të tjerët që e çmojnë jetën dhe duan të jenë të mbrojtur, nuk arrijnë ta perceptojnë këtë sfidë të verbër ndaj virusit dhe rregullave.

Psikologët mendojnë se arsyet përse njerëzit nuk po e marrin seriozisht situatën kanë të bëjnë me natyrën njerëzore.

Ata kanë ndarë njerëzit në tre grupe sipas reagimit të tyre ndaj pandemisë.

Bëhet fjalë për:

Njerëzit që reagojnë nga frika

Njerëzit neglizhentë

Ata të ndërmjetëm.

Të parët, janë njerëzit që si pasojë e frikës blejnë e blejnë pafund. Një shembull i tillë gjendet tek njerëzit që boshatisën marketet dhe blenë çdo letër higjenike në dispozicion.

Të dytët janë njerëzit që i binden rregullave dhe bëjnë atë që u kërkohet pa u panikosur.

Të tretët janë ata që sfidojnë rregullat dhe e shohin veten si të paprekshëm. Këta njerëz nuk zbatojnë distancimin fizik sepse mendojnë që nuk ka gjasa të sëmurën.

Çfarë i shtyn njerëzit të sfidojnë pandeminë?

Kjo kategori njerëzish janë pikërisht arsyeja përse virusi mund të vazhdojë të përhapet.

Këta njerëz, mendojnë vetëm për veten, thonë psikologët.

Sipas tyre, ata bien më shumë pre e lajmeve të rreme dhe kontradiktore për koronavirusin dhe në fund binden se ata janë më të zotë, Zoti do t’i mbrojë e në mos ai, rakia dhe hudhra.

Një arsye tjetër përse disa njerëz sfidojnë pandeminë është se ndihen të vetmuar dhe i druhen më shumë distancimit social dhe mungesës së komunikimit se virusit.

Ky është rasti i disa të moshuarve që i gjen duke luajtur domino apo shah poshtë pallatit dhe refuzojnë të futen në shtëpi.

Psikologët po përpiqen të identifikojnë faktorët psikologjikë dhe mënyrën se si zyrtarët publikë mund të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet edhe tek ky grupim njerëzish që refuzojnë të dëgjojnë.

Disa psikologë thonë atë që beson edhe populli se frika ruan vreshtat.

Të tjerë, besojnë se frika mund të ketë efekt të kundërt sepse njerëzit marrin vendime të gabuara kur nxiten nga frika dhe jo llogjika.

E vetmja gjë për të cilën edhe psikologët bien dakord është se njerëzimi do të fitojë kundër COVID-19 kur të GJITHË njerëzit të kuptojnë rëndësinë e të qëndruarit në shtëpi./AgroWeb

Paraardhëse

Mos u gënjeni nga dita e sotme me diell, moti befason sërish, ja si pritet të jetë nesër

Pasardhëse

“Shpejtësia e përhapjes së virusit po bie”, publikohet grafiku shpresëdhënës

Pasardhëse

“Shpejtësia e përhapjes së virusit po bie”, publikohet grafiku shpresëdhënës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.