• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kur do shohim dritë në fund të tunelit? Rama befason me përgjigjen

28 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama foli në një lidhje me “Skype” për emisionin “Real Story”, komentoi rihapjen e jetës, pas mbylljes nga koronavirusi. Rama tha se kthimi në normalitet do të ndodhë vetëm kur të dalë vaksina dhe se, sipas tij, do të na duhen dy-tre vite të jetojmë me frikën e infektimit.

Sa i takon kohës se kur do të mund të shohim dritë në fund të tunelit, kryeministri u shpreh se 97% e bizneseve i janë rikthyer aktivitetit të tyre normalisht, ndërsa po bëhet edhe hapja e zonave të gjelbërta, ku do të ketë një shtim të tyre në fundjavë.

Pjesë nga intervista:

Kur do të presim një rifillim të lëvizjes së lirë?

Rama: Çështjen e afateve të shkelura e kam shpjeguar, por një lloj i caktuar njerëzish nuk e kanë fare mendjen të lexojnë pesë rreshta. Nuk do të gjobiten për shkelje të afateve, sepse nuk i kanë shkelur me vullnetin e tyre, por janë viktimë e një situate që nuk ka të bëjë fare me to. Nuk ka nevojë të telefonojnë në ambasada, nuk do të gjobiten.

Askush nuk është gjobitur, kemi marrëveshje me qeverinë greke. Sa i përket kufijve, kur ata që janë jashtë të më thonë që lëvizin nga një komunë në tjetrën, atëherë do të flasim për kufijtë e mëdhenj. Sot në Itali nuk ke mundësi të lëvizësh nga një qytet në tjetrin. Këtu nuk ka lidhje me dëshirën, është një hall shumë i madh që na ka zënë secilin, por më në hall është qeverisë që duhet t’iu përgjigjet të gjithëve.

Nëse do më vinte dikush, z. Gjekmarkaj psh, që të thoshte ik ti nga qeveria dhe firmos që s’do merresh kurrë me politikë, do ta firmosja tani live në emision, që të shpëtonte populli nga ky makth. S’kam asnjë dyshimi që kjo që po bëjmë s’ka lidhje me ndonjë palë zgjedhje, se as më shkon në mend, por mendoj vetëm se si do jetë dita nesër.

Po shihet fundi i majit si fundi i makthit, kur po afron kjo drita në fund të tunelit?

Rama: Tani që flasim kemi afër 90% të biznesit në punë. Kështu që hapja jonë në aspektin e rikthimit në vendet e punës është masive, më masive se vendet e tjera. Janë disa aktivitete të tjera që do të hapen javën e ardhshme dhe pastaj mbeten disa aktivitete që lidhen direkt me përhapjen e virusit, si qendrat tregtare, lokale, restorante, përfshirë edhe parukeritë.

Janë shumë të rrezikshme, se mjafton një klient i infektuar, ta transmetojë virusin te parukieret, klientët e tjerë, familjarët, etj. Akoma nuk kemi hapur kufijë mes qyteteve dhe kjo do të ndodhë në javët në vijim, por nuk e dimë akoma kur. Po bëjmë një fragmentim të valës, duke u hapur në zonat e gjelbërta, ku do të shtojmë në fund të kësaj jave disa zona të reja. Por kthimi në normalitet, siç ishte para virusit, do të jetë vetëm kur të gjendet vaksina. Do të jetojmë edhe dy-tre vjet me rrezikun se mund të infektohemi.

Paraardhëse

Gjekmarkaj: Sondazhi i Zaloshnjës më trondit logjikën, është propagandë! Ndërhyn ashpër Kol Balla

Pasardhëse

Manastirliu zbulon skenarin: Nëse ndodh kjo në ditët në vijim, do ngremë frenat e emergjencës

Pasardhëse

Manastirliu zbulon skenarin: Nëse ndodh kjo në ditët në vijim, do ngremë frenat e emergjencës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.