• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

I kuptoj ata që irritohen me “Komandantin e Legjionit të Nderit”

30 March, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Nuk është kohë e mirë për këdo që është në garë politike, që kundërshtari i tyre, të marrë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Është e padrejtë, e pabarabartë, dhe pse jo, dhe e pamëshirshme. Ndaj i mirëkuptoj gjestet nervoze ndaj kësaj medalje dhe fjalimet cinike të kundërshtarëve të tij.

“Komandant i Legjonit të Nderit” është themeluar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802, dhe është titulli më i lartë kombëtar francez. Ismail Kadare e ka marrë një vit më parë, pasi kishte marrë më parë titullin “Oficer i Legjionit të Nderit”. Për të gjithë ata që duhet ta dinë, titulli “Komandant” është më i larti, dhe rrallë jepet direct, pa marrë më parë titullin “Oficer i Legjionit të Nderit”, të cilin e kanë dhe disa personalitete të tjera të mëdha të kombit shqiptar.

Revolta ndaj dekorimit të Edi Ramës, më së paku ngjan primitive. Ngjan primitive kur shikon se “alarmohen” dhe ulërasin njerëz që kanë parë Bujar Nishanin t’i japë titullin “Urdhëri i Skënderbeut”, Hakiut që bën pica në Vjenë, meqë ha djali drekë aty dhe nuk paguan. Nuk janë ndjerë për Hakiun. “Revoltohen” njerëz që kanë parë se si Bujar Nishani, presidenti i tyre, ka dekoruar mamanë e Arminës, me të vetmin arsyetim, se ka bërë “nuse” për Shkëlzenin, dhe kanë duartrokitur. Por ndoshta nuk ja vlen të merremi me ta, se janë nën nivelin e Bujarit dhe Arminës, por duket që ishte xhindosur dhe Sali Berisha, i cili çfarë nuk bëri të merrte qoftë dhe mbështetje politike nga Franca më 2009, duke u prishur me SHBA, e duke i blerë 70 milionë euro helikoptera Sarkozisë, e prapë s’ia doli dot.

Pra, që të biem rehat, “Komandant i Legjionit të Nderit” nuk është një dekoratë që blihet si në Shqipëri, apo një histori që prodhohet nga njohje apo lobingje. Është një gjë franceze, e merituar dhe dinjitoze, që i bën nder çdo vendi, nëse e merr një shtetas i tij. Në rastin tonë e ka marrë kryeministri, dhe nuk kemi pse vëmë kujën. Më së paku, dikush që është mërzitur mund të kafshojë buzën, që të mos duket primitiv.

Bie dakord për pjesën politike, që është në një kohë që e persekuton çdo kundërshtar të Edi Ramës. E persekuton politikisht, psikologjikisht dhe kulturalisht. Është një diferencë që nuk të lë të debatosh. Është e papritur, e papërballueshme dhe e pashpresë për ta eklipsuar. E vetmja gjë që mund të bësh kundër saj, është të mos flasësh. Por për këtë duhet të jesh së paku europian nga mentaliteti. Kundërshtarët e Edi Ramës nuk e kanë këtë  identitet.

Dhe së fundmi, ky është një vlerësim që vjen në kohën më të keqe për një opozitë që i ka zënë rrugën Shqipërisë për të shkuar në Europë. Një çadër “alla turka” në mes të Bulevardit, po kërkon të kthejë pas kohën, të prodhojë një krizë politike artificiale, kundër vullnetit të shqiptarëve dhe vendeve perëndimore që janë pro Shqipërisë, që nuk do të miratojë reformën në drejtësi, investimin më të madh perëndimor në Shqipëri, do të prishë zgjedhjet dhe të destabilizojë Shqipërinë. Europa dhe SHBA janë rreshtuar pa mëdyshje kundër kësaj çadre dhe kundër këtij trendi populist dhe të papërgjegjshëm në Shqipëri, që tenton të imitojë Orbanin, Gruevskin dhe erëra të tjerra që fryjnë nga Uralet.

Vlerësimi për Edi Ramën, padiskutim që e ka pasur parasysh dhe çadrën. Për të gjithë ata që ndjehen të irrituar politikisht, mund të themi se ka lidhje me cadrën, t’i mirëkuptojmë dhe t’u themi se është edhe kundër tyre. Është për t’u treguar se Europa ka zgjedhur në Shqipëri rrugën kundër çadrës. Dhe ajo çadër e ka dëshpëruar aq shumë, sa ka zgjedhur një medalje të Bonapartit, më të lartën që ka Franca, për t’ia dhënë kundërshtarit të çadrës dhe armikut të saj. Për t’u treguar atyre brenda çadrës “alla turka”, që e kanë betejën me Perëndimin. TemA

Paraardhëse

(VIDEO) Kreu i PD shpërthen ndaj policit rrugor: O trafikant bastard…

Pasardhëse

Bën autostop në Vorë, e vjedhin dhe e bëjnë për spital

Pasardhëse

Bën autostop në Vorë, e vjedhin dhe e bëjnë për spital

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.