• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Kulisat, batutat, kushtet, gjithçka që i ndodhi Ramës në Berlin

26 April, 2018
në Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edi Rama nuk do të kthehet me rezultatet që priste nga Berlini. Natyrisht vizita e tij në Gjermani qe larg së qeni një katastrofë, siç përpiqen ta paraqesin mediat pranë PD-së, por ajo nuk arriti qëllimin e saj kryesor, marrjen e një premtimi për hapjen e negociatave.

Po të përmblidhet shkurtimisht, bilanci i vizitës në Berlin është ky: Edi Rama megjithë ndonjë kritikë për çështjen Tahiri, ka arritur të bëjë për vete aleatët e majtë të SPD, partia e dytë më e madhe e koalicionit qeveritar. Sepse “Procesi i pranimit nxit demokratizimin e vendit në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, siç tha përfaqësuesi i SPD-së, Josip Juratoviç.

Nga ana tjetër, kundër dëshirës së kryeministrit shqiptar, janë një grup i fuqishëm deputetësh konservatorë në parlamentin gjerman, aleatë të Angela Merkelit. Pesha e tyre është e madhe sepse në fund do të jenë ata që do të votojnë në parlamentin federal nëse duhen hapur apo jo negociatat me Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, për të ndikuar mbi grupimin CDU-CSU Edi Rama kishte planifikuar tre lëvizje. Një takim me kreu e parlamentit, njeriun më me ndikim në formacionin e Merkelit, Wolfgang Schäublen, aktualisht kryetar i palrlamentit. Një darkë me deputetët e djathtë gjermanë dhe një përballje në komisionin e Bundestagut për Çështje të BE-së, që drejtohet pikërisht nga Günther Krichbaum, politikani i CDU që u përfol aq shumë nga disa media në Shqipëri.

Sipas mediave gjermane të dyja këto lëvizje, pra dhe përballja dhe darka, nuk shkuan si duhet për kryeministrin shqiptar. Gjatë takimit në Bundestag, Rama u vu përballë dy sfidash. E para ishtë çështja Tahiri, ku kryeministrit iu kërkua llogari se pse e mbronte ish ministrin e tij. “Si ka mundësi që një ish ministër dhe deputet që i bëhen akuza aq të rënda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet krejt imuniteti, por mbrohet nga mazhoranca qeveritare”, ishte pyetja e deputetëve gjermanë drejtuar Ramës.

Nga ana e tij kryeministri Rama është shprehur se “Tahirit i është hequr plotësisht imuniteti”, por ai është kundërshtuar nga Raporteri për Shqipërinë i Grupit Parlamentar CDU, deputeti Thorsten Frei. Deputeti i partisë së Angela Merkel, Frei, i cili ishte në Tiranë pak kohë më parë, tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë lejen për t’i kërkuar Gjykatës arrestimin e Tahirit, ishte refuzuar nga mazhoranca socialiste. “Votimi u bë pasi prokurorët u sulmuan publikisht, gjë që është e papranueshme dhe jashtë standardit europian”, janë shprehur deputetët gjermanë në seancën dëgjimore me Kryeministrin Rama.

E dyta ka qenë çështja e disa sulmeve që media pranë qeverisë i bënë Günther Krichbaum.

Sipas këtij deputeti: “Ka rezerva të konsiderueshme kundër fillimit të shpejtë të bisedimeve me Shqipërinë”, raporton gazeta gjermane Tagesspiegel. Sipas kësaj të përditshmeje, edhe darka që ambasada e Shqipërisë kishte planifikuar me deputetët e djathtë për nder të Edi Ramës është bojkotuar nga disa prej tyre.

Mes këtyre dy qëndrimeve, atyre pozitive për hapjen e negociatave më Shqipërinë që mbrojnë aleatët e saj në qeveri, social- demokratët, dhe rezervave të konsiderueshme që ka partia e saj, është kalamendur edhe Angela Merkel. Prandaj ajo hezitoi t’i ndezë një dritë jeshile Edi Ramës. Sipas radios Gjermane Deutche Welle: “Kancelarja gjermane nuk dha asnjë sinjal nëse Gjermania do të votojë pro çeljes së negociatave, apo do ta shtyjë këtë vendim për një moment më të përshtatshëm”.

Po të njëjtin qëndrim mbajti pak a shumë edhe agjensia Reuters: “Kancelarja fedrale Angela Merkel nuk i dha ende premtim Shqipërisë për çeljen e ngociatave me BE”, shkruajti ajo duke nënvizuar shprehjen e Merkelit se “që të fillojnë negociatat ka një seri parakushtesh”. “Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh. Shqipëria me shumë sforco i ka përmbushur disa syresh. Në javët e ardhshme ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimtar se a ka gjëra që duhen bërë, a ka përparime dhe këtë duam ta bisedojmë edhe me kolegët tanë europianë“.

Po tani pyetja është : Cilat qenkan këto kushte? Çfarë kanë të veçantë ato kur komisioni Europian këtë herë e dha rekomandimin të pakushtëzuar? Dhe mbi të gjitha, si mund të plotësohen vetëm në dy muaj kushte që nuk qenkërkeshin plotësuar në një vit e gjysëm (që prej nentorit 2016)?

Këto pikëpyetje tregojnë se në administratën Merkel ka ende dilema nëse i duhen hapur Shqipërisë negociatat në qershor. Sipas opozitës vendase, këto parakushte janë të lidhura me dosjen Tahiri dhe me ndonjë peshk tjetër të madh për t’i mbushur mendjen deputetëve skeptikë se drejtësia në Shqipëri po funksionon. Por këto mbeten vetëm hipoteza. Ajo që mund të thuhet me siguri është se Rama nuk e mori atë që shpresonte në Berlin. Tani për fatin e hapjes apo jo të negociatave duhet pritur një tjetër takim i rëndësishëm, ai mes BE dhe vendeve të Ballkanit Per137ndimor, që do të zhvillohet në 17 maj në Sofje, në kuadër të presidencës Bullgare.

Paraardhëse

E padëgjuar më parë, gruaja nga Saranda i hedh ujë picerisë në oxhak

Pasardhëse

Gjykatë Speciale edhe për korrupsion e për terrorizëm

Pasardhëse

Gjykatë Speciale edhe për korrupsion e për terrorizëm

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.