• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Kujtimet e Visar Zhitit: Si më pyesnin në hetuesi për Dritëroin

21 February, 2017
në Dosje
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ashtu siç ndodh rëndom, palët do të ndaheshin edhe në vdekje të Dritëro Agollit. Jo se nuk kanë qenë të tillë edhe përpara vdekjes, por tani kanë mundësi të flasin edhe më hapur.

Dikush ia pëlqen poezinë, një tjetër jo, një e bën kolos, një tjetër mediokër, dikush e bën me faj për dënimet ekstreme mbi artistë e poetë, kur ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, disa të tjerë e justifikojnë me ashpërsinë e sistemit.

Një ndër ata njerëz që e ka njohur Dritëroin, qoftë për shkak të një lidhjeje familjare, si poet e si kryetar i LSHA, e më pas në një tjetër kohë e sistem, është edhe poeti e shkrimtari Visar Zhiti, i cili është një prej atyre poetëve që provoi qelinë dhe punët e rënda në minierë për shkak të veprës së tij. Sot, ambasador i Shqipërisë në Vatikan, Visar Zhiti nuk do të donte të bëhej me asnjë palë. Në librat e tij “Rrugët e Ferrit” dhe “Ferri i çarë”, të botuara para ca vitesh, që autori, i quan “burgologji”, ndër të tjera gjejmë dhe copëza rrëfimesh për shkrimtarin Dritëro Agolli e të tjerë, të cilat dëshmojnë, mbase më mirë se një intervistë sot, të vërteta dhe ndjesi, me realizëm dhe sinqeritet, të vendosura në kohën e tyre, që japin dhe një aspekt origjinal të vetin dhe spontan në diskutimet e shumta e kontraverse për Dritëroin, në ditët pas shuarjes së tij.

Visar Zhiti në shtëpinë e Dritëro Agollit

Përmes këtyre kujtimeve, Zhiti na tregon se si pyetej në hetuesi dhe në Degën e Punëve të Brendshme për Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë. Letra që i kishte dërguar Dritëro Agolli para se të futej në burg dhe biseda në vitet e demokracisë. Më poshtë po ju sjellim disa copëza nga kujtimet e Visar Zhitit. Po vendosim nëntituj të tjerë për t’u kuptuar më mirë gjatë rileximit të tanishëm të copëzave, të nxjerra nga librat e sipërpërmendur.

NGA VISAR ZHITI

NË BIRUCË:

…Nuk duroheshin poezitë e dashurisë, pa një të dashur. Ishin si përqafimet e pardesysë. Naim Frashëri – si ato retë përmes hekurave. Larg. Ndërsa poetët e tanishëm, ata që shkruanin në Tiranë, dukej se nuk e kishin idenë e vuajtjes. Shpirtpërzënë. Përsëritja poezinë e Dritëro Agollit për nënën, Hatixhenë e urtë, ngaqë ishte dhe kushërirë me nënën time, dhe rënkoja së brendshmi… Më kishte marrë malli për jastëkun e saj. Mbahu, bre, mos ki dert, burgu për burra asht, do të më thoshin poetë nga Kosova. Shkreli. Podrimja. Vinca. Ç’kisha mundur të lexoja. Thërrisja në heshtje. Thirrja ishte si ndihma e shpejtë.

* * *

– Po kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dritëro Agolli, ç’mendonte për ty?

– u bë dinak hetuesi se mos nxirrte ndonjë gjë nga përzierja e inatit tim me dëshpërimin.

– Ai e ka parë librin tim dhe e ka pëlqyer. Më dërgoi edhe një letër inkurajimi. (Mos po rrëfej si shumë? Kujdes!) Duke qenë poet komunist, atë duhet të besoni.

– Ne e besojmë, por jo për ty. Dritëro Agolli s’të ka njohur… Vazhdojmë. Pse Xhevahir Spahiu donte të botonte një cikël të dytë poetik brenda vitit në revistën “Nëntori”? Për ku po të niste? Në ballë, si veten? A nuk i ka mjaftuar kritika që udhëheqësi ynë i dashur, shoku Enver Hoxha, i ka bërë? Dhe ty s’të mendoja kaq të gënjyeshëm, kalama. Po ku e di ti, mor i zi, se si bëhet përpara! Me ne flitet ndryshe, s’është redaksi këtu. Por edhe redaksitë janë tonat… Apo aq kuptoni ju, poetucët? – Hetuesi heshti. – Në të vërtetë, – shtoi pas pak, – autopsinë tënde, siç i thua ti aktekspertizës, e ka bërë një tjetër, miku yt… – përfundoi dhe buzëqeshi, ngaqë ia arriti të më çorodiste. – Ik! Ik!

* * *

– Por ty të kërkuan dhe për shkrimtar, renegat! – m’u vërsul prokurori, megjithëse në moshë, por e mbajti hetuesi: “Rrini, mos u shqetësoni ju, se e ndreq unë”.

Përse do ta kishte fjalën, kur thoshte se më kishin kërkuar për shkrimtar? Ëhë, ngaqë në gazetën “Mësuesi”, ku kishin dalë disa shkrime të miat e ishin pëlqyer, m’i botonte gruaja e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve, Dritëroit, që punonte atje, kishin kërkuar të bëhesha gazetar. I plotësoja kushtet, kisha bërë 5 vjet mësues fshatrave.

NJË TJETËR SHKRIMTAR NË BURG

…i futi në një si tub të gjerë hekuri, të cilit tubisti i burgosur i saldoi kapakë… si i beson atij? – nuk më tradhton mua ai, se e di ç’e gjen, le që ngelet personazh negativ përjetë… hapën një gropë dhe i futën në një vend sekret në minierë, nën dhé. Do të vinte t’i merrte kur të binte komunizmi. Fantastik, ë, me këtë besim të mrekullueshëm e të frikshëm njëherësh!

Dhe iu kthye poezisë, me strofa të rregullta, me rima, me një thjeshtësi si të Dritëroit, mos ma kujto, më tha, kur po i lexoja dhe ato. Poezisë nuk i ruhej dhe aq shumë. Jo se janë më pak të rrezikshme, por kuptohen më pak. Na ndihmon dhe kjo, përsërita unë, këtu nuk na marrin shumë seriozisht. Edhe ato ndoshta i bëri rul dhe s’dihej ku i fshehu.

RRËFIMI I NËNËS SË TË BURGOSURIT:

– Po unë shkova atëherë, – vazhdoi nëna, – takova (N)Dritëronë – i vinte një “n” përpara emrit të kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, ashtu si nga anët e saj, – i vajta në shtëpi, edhe djalit të kryeministrit, atij që shkruan, i shkova në punë, ndala dhe Ismail Kadarenë në rrugë…

Shtanga. Nuk e dija. Si do të ketë folur me ta kjo grua e urtë shtëpiake, e gjora, që s’lexon dot një libër vetë tani e megjithatë “Perëndesha ime e Mbrojtjes”, po, po, kështu kam thënë në poezinë që kisha bërë me mend në qeli dikur! E ka ajo tani, në gji, mbase Shpëtimi…

– Por para meje, – vazhdonte të tregonte nëna, – kishte ikur ai… me vrap, nga Lushnja në Tiranë, lajmëroi që ishe arrestuar, që të t’i hiqnin poezitë nga revista… ç’pati? – apo nga që shkruan edhe vetë, po ti mos u mërzit…

PAS BURGUT… DERI NË PARLAMENT.

Ç’po lexon tani?

– Pak.

– Shkruan më?

– Për fat nuk priti përgjigje, por vazhdoi të fliste.

– Ti duhet të botosh, mjaft mbete i ndaluar. Këto punë i kemi ne në dorë, e di? – E di, – thashë.

– Kush të pëlqen më shumë, Dritëroi apo Kadareja? – u hodh ai që thirrej herë pas here “shef” me ndjesinë se po m’i gjente telat. – Edhe ne lexojmë ca, – shtoi, – por s’na lënë punët e shumta, armiq ka shumë, me gjithë punën e madhe edukuese që bën Partia, ata shtohen. E pe ç’ishte të jesh armik. Ti s’je më tani. Po s’më the kë pëlqen më shumë, Dritëronë apo Kadarenë?

– I lexoj të dy… me kënaqësi, – thashë.

– Intelektualët tanë pëlqejnë Kadarenë më shumë, – vazhdoi ai, – këtë informacion kemi, edhe unë jam intelektual, për biokimi kam studiuar atje ku ke studiuar edhe ti, më- sues kam qenë si ti, pastaj operativ në zonë dhe tani jam nënkryetar dege. Nevojat e atdheut. (Atje ku i bëhet nevoja atdheut, e ktheja unë shpesh me vete, kur e dëgjoja këtë slogan.) Mua vetë më pëlqen Dritëroi, është popullor, – po dëgjoja turbull llomotitjet e tij. Po sa do të zgjatë kjo? Do të doja të klithja: “Mjaft! Duaji sa të duash ata të dy! Thuajmëni ç’keni planifikuar, t’ju them ç’kam ndër mend; ju bëni tuajën, unë timen dhe…” – A vijnë njerëz në shtëpinë tënde? – ndërroi rrjedhën e bisedës shefi.

* * *

Kisha pasur dhe një letër nga Dritëroi, para se të më burgosnin, por nuk po e gjeja dot, ndoshta ma kishin marrë gjatë kontrollit në shtëpi, por shpresoja të mos më kishte humbur.

Më vinte çudi që më ishte përgjigjur, se i kisha shkruar si kryetar i shkrimtarëve për dëshpërimin tim në lidhje me poezitë. E lexoja shpesh atëherë, shkruar me dorë, me stilograf të trashë. Më jepte kurajë dhe më thoshte se vlerat nuk humbin, pavarësisht nga vështirësitë, që i kalon kushdo. Çdo libër i ri më emocionon si i pari, i kuptoj ndjenjat e tua, më shkruante, por bëj durim.

Emri, firma e tij, që më jepnin një si ngrohtësi. Por rashë më keq, fare në ferr dhe i humba të gjitha.

Fshehurazi prisja që porosia e tij në letër të ishte e vërtetë, më e vërtetë se ai si kryetar, porosi poeti. Po, unë jam komunist, thotë ai tani i zhgënjyer dhe i dëshpëruar. Pikërisht zhgënjimi i tij, ai dëshpërim janë më të çmuarat për poezinë. Përballë hipokrizive të tjera përreth, mashtrimeve dhe pabesive, ai, si i tërhequr disi, mbetej më njerë- zor. Me mllefin e kundërshtarit. Por ai është poeti, i përsërita vetes, shiko ato që ka shkruar, në të pëlqefshin, kjo ka rëndësi, paçka se ndonjëherë i vërsulet edhe ai letërsisë që po del nga burgjet, e mo, i futën në burg ja ashtu…

– Si? – e pyeta, kur ai ishte deputet dhe unë punoja në Parlament, po pinim nga një gotë atje ku ka qenë selia e Fan Nolit. Edhe ai kishte bërë një revolucion allabolshevik, u pendua, iku, u vesh prift dhe më rëndësi i jepte të qenit përkthyes i Shekspirit sesa kryeministër-llëkut. Kjo prapashtesa turke “llëk” është e pazëvendësueshme në ca raste, – i thashë Dritëroit.

– Do të doja të kisha qenë në burg, – m’u përgjigj ai i dëshpëruar. – Nuk më futnin.

– Jo të gjithë e meritojnë, – bëra shaka unë. /Panorama/

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e martë 21 shkurt 2017

Pasardhëse

Falja e detyrimeve për makinat, ja çfarë duhet për çregjistrim

Pasardhëse

Falja e detyrimeve për makinat, ja çfarë duhet për çregjistrim

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.