• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kujdes! Paralajmërojnë meteorologët: Na presin reshje të dendura shiu

4 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
72
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kjo javë do të karakterizohet me mot mjaft të ndryshueshëm dhe jo stabil. Priten reshje të shpeshta shiu, nëpër male reshje të shpeshta bore, ndërsa afër fundjavës mund të kemi reshje bore edhe nëpër ultësira.

Përgjegjës për këto kushte moti do të jenë masat e fuqishme ciklonike në Evropën perëndimore, jugperëndimore dhe Mesdhe. Temperaturat gjatë kësaj jave do të vazhdojnë të mbesin mbi mesatare, por me tendencë të uljes së tyre afër fundjavës.

Në fillimin e javës disa vorbulla ciklonike me qendër në Francë dhe Italinë veriore do të ndikojnë në rajonin tonë duke na sjellur reshje shiu. Të martën reshjet do të pushojnë shkurtimisht dhe priten edhe intervale kohore me diell, ndërsa nga e mërkura pritet të kemi shtim të vranësirave përsëri dhe reshje shiu. Nëpër male reshje bore.

Pas reshjeve të shiut gjatë ditës së enjte pritet përsëri stabilizim afatshkurtër i motit dhe mund të kemi edhe intervale kohore me diell. Njëkohësisht priten ulje të lehta të temperaturave.

Gjendje jashtëzakonisht interesante sinoptike na pret për fundjavë. Në jugun e largët të Atlantikut afër Azoreve dhe Portugalisë do të kemi krijimin e një cikloni mjaft të fuqishëm. Ky ciklon do të shtrihet me “degëzimet” e tij deri në Gadishullin Ballkanik duke na sjell reshje të reja atmosferike shi dhe borë. Duke pasur para sysh se rajoni ynë përsëri për një kohë do të jetë një “fushëbetejë” mes temperaturave të larta nga Mesdheu dhe ato të ulëta me origjinë polare pritet të kemi shi dhe borë dhe varësisht se cila nga këto fusha ajrore do të “fitojë” kjo do të përcaktojë edhe llojin e reshjeve atmosferike shi apo borë. Është e sigurte se në fund do të fitojnë temperaturat e ulëta, por ende është e paqartë se në cilën kohë saktësisht, pra dilema është nëse do të kemi borë në fundjavë apo fillimin e javës tjetër.

Sidoqoftë atmosfera jashtëzakonisht e komplikuar këto ditë do të vazhdojë të na sfidojë gjatë punës sonë në parashikimet afatgjata, por ne do të jemi duke e përcjelle evoluimin e gjendjes sinoptike dhe sigurisht se do tu njoftojmë me kohë.

Një është e sigurt se na presin reshje të dendura atmosferike në tërë rajonin herë pas here, veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, por duke mos përjashtuar as Kosovën dhe Maqedoninë Veriore dhe këto reshje mund të shkaktojnë edhe probleme./Meteoballkan

Paraardhëse

Zgjedhjet e 25 Prillit shtyhen për shkak të pandemisë? Ja çfarë thotë numri 2 i PS

Pasardhëse

Rudina Hajdari takon zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, zbardhen detajet çfarë kanë diskutuar

Pasardhëse

Rudina Hajdari takon zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, zbardhen detajet çfarë kanë diskutuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.