• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kujdes! Informohuni përpara se të niseni, çfarë ka ndodhur me aeroportin dhe paralajmërimi që vjen për nesër

13 February, 2019
në Kosovë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari” gjatë mëngjesit së sotëm ka qenë i bllokuar për një orë. Gjatë 60 minutave në këtë aeroport nuk ka pasur as nisje e as ulje aeroplanesh.

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, kanë mbajtur grevë një orëshe për shkak të pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në ligjin për pagat.

Për nesër kjo sindikatë ka paralajmëruar se do të mbajë grevë 4 orëshe, për të vazhduar pastaj për ditën e premte nga ora 8:00 deri në ora 16:00, ditën e shtune nga ora 8:00 deri në ora 20:00.

Greva do të pezullohet të dielën për shkak të pavarësisë së Kosovës për të vazhduar të hënën me grevë 24 orëshe.

Artan Hasani, kryetari i sindikatës ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror.

“Me miratimin e ligjit për paga neve si Agjenci na cenohet autonomia e institucioneve dhe ne jemi shprehur kundër këtij ligji”, tha ai.

Hasani bëri të ditur se gjatë kohës së grevës, shërbime do të ofrohen vetëm për fluturimet ushtarake, ambulantore, shtetërore dhe atyre emergjente.

Të revoltuar me këtë projektligji janë sindikatat e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ajo e Kontrollorëve të Trafikut Ajror dhe e Punëtorëve të Kontrollit Ajror.

Në fillimi të këtij muaji Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Pagat në sektorin publik.

Ndryshe, Projektligji për Paga ishte temë debatesh të nxehta dhe grevash të shumta gjatë javëve të fundit.

Në shenjë pakënaqësie me këtë Projektligj, për tri javë rresht kanë qenë në grevë punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet e arsimit publik në Kosovë. Në grevë hynë edhe punëtorët shëndetësor, ata të administratës dhe të institucioneve të tjera publike. Monitor.al

Paraardhëse

Basha: Pushteti nuk është i atyre qe janë ne karrige me vota te vjedhura

Pasardhëse

“Lasgushi” sillet me urgjencë në Tiranë pas pushimeve të dimrit në Stamboll (VIDEO)

Pasardhëse

"Lasgushi" sillet me urgjencë në Tiranë pas pushimeve të dimrit në Stamboll (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.