• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Ku shkon yndyra kur humbim peshë?

11 February, 2016
në Shëndet
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çfarë do të thotë të djegim yndyrën? Ku shkon tërë ajo sasi e saj? E sigurt është që nuk ik me vrap nga trupi!

Shumë shpesh keni pasur rastin të lexoni nëpër revista të ndryshme apo dhe të dëgjoni në programe televizive rreth mënyrave të duhura për të humbur peshë, por si arrijmë të djegim yndyrën dhe ku shkon ajo pas djegies? Dihet se sasitë e tepruara të formave të ndryshme të ushqimit si proteinat dhe karbohidratet shndërrohen në yndyrna dhe ruhen si të tilla në trupin e njeriut.

Pas çfarëdo forme të aktivitetit, trupi fillon t’i shfrytëzojë lëndët ushqyese të cilat gjenden në trup, të cilat vijnë nga ushqimi që e konsumojmë. Në kohën kur trupi jonë fillon të djegë më shumë kalori sesa janë konsumuar, për t’u furnizuar me energji, duhet të mbështetet në rezervat e yndyrës të cilat janë të ruajtura në trup.

Indi dhjamor në trupin tonë është i përbërë nga qelizat yndyrore të quajtura adipocite, të cilat janë të mbushura me molekula të triglicerideve. Kur dëshirojmë të djegim yndyrë ne realisht jemi duke tentuar t’i largojmë nga trupi jonë trigliceridet, sasitë e mëdha të të cilave janë të lidhura me sëmundje të zemrës dhe sindromën metabolike. Oksidimi i tërësishëm i këtyre molekulave involvon shumë procese të ndryshme biokimike por do të mundohemi që ta thjeshtësojmë problemin ashtu që ju ta keni më të qartë.

Ajo çfarë ndodh me këto molekula gjatë ushtrimeve është se ju jeni duke i zbrazur rezervat e yndyrës në trup, të cilat shndërrohen në dioksid karboni, ujë dhe energji. Ndoshta mendoni që shumica e yndyrës të cilën trupi juaj e zbërthen shndërrohet në energji, dhe ndoshta kjo është pikërisht ajo çfarë trajneri juaj personal ju ka thënë, por në fakt, ndodh diçka krejt tjetër.

Bazuar në një studim i cili është publikuar në British Medical Journal shumica e yndyrës e cila djeget si pasojë e ushtrimeve shndërrohet në dyoksid karboni! Sipas përllogaritjeve të cilat hulumtuesit i kanë bërë gjatë këtij hulumtimi del se 84% e triglicerideve lirohen si dyoksid karboni që do të thotë se, nëse ju humbisni 10 kilogram yndyrë, 8.4 kg e tyre do të lirohen në atmosferë si dyoksid karboni përmes frymënxjerrjes dhe pjesa tjetër e mbetur do të nxirret përmes djersës ose ndonjë procesi tjetër fiziologjik.

Për më tepër, hulumtuesit kalkuluan edhe sasinë e dyoksidit të karbonit e cila nxirret gjatë çdo frymënxjerrjeje edhe në qetësi. Rezultatet treguan se 33 % e materieve të cilat nxirren jashtë janë dyoksid karboni dhe ky rezultat është mjaft premtues kur është në pyetje djegia e yndyrës. Mirëpo, autorët po ashtu gjetën se një kifle e madhësisë normale i plotëson 20 % të nevojave ditore për furnizim me energji. Kjo do të thotë që një sasi shumë e vogël e ushqimit do të bëjë që i tërë procesi stërvitor të cilin e praktikoni çdo ditë mund të shkojë huq nga sasia e ushqimit të cilën e konsumojmë.

Paraardhëse

Pesë fakte të çuditshme për tradhtinë

Pasardhëse

Kuajt i dallojnë emocionet e njeriut

Pasardhëse

Kuajt i dallojnë emocionet e njeriut

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.