• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ku gabuan shqiptarët 30 vite? Lubonja: Ju tregoj një batutë nga burgu që kërcet shumë

5 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ku gabuan shqiptarët 30 vite? Publicisti Fatos Lubonja analizoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Prishtinë-Tiranë” të drejtuar nga gazetari Baton Haxhiu në “ABC” çështjen e bashkimit kombëtar dhe integrimin, ndërsa e ilustroi me një batutë nga koha që ishte në burg.

Fatos Lubonja:

“Ku gabuan shqiptarët për çfarë, që nuk hynë në Europë apo që nuk u bashkuan? E kam thënë më herët dhe pjesërisht i mbetem. Kemi nevojë për shumë për dy, shtet më të mirë, se shtet më të madh edhe andej edhe këtej kufirit, mbi të gjitha. Pse? Sepse në fund fare unë e mas të mirën mesa dinjitet kam unë si qytetar në shtetin ku jetoj. Nëse ti më thua sakrifiko dinjitetin tënd për një shtet më të madh, unë nuk e sakrifikoj fare. Sepse unë dua dinjitetin tim. 

Unë jam për një shtet më të mirë, që sot për sot, konkretisht, duhet të punohet dhe ndërtohet për një shtet sa më të mirë në Shqipëri dhe Kosovë. Ku të kesh më shumë dinjitet, ku shqiptarët të mos lënë Shqipërinë siç po e lënë dhe kosovarët siç po e lënë. Kjo është primare, pastaj përsa i përket idesë së një bashkimi në një shtet kombëtar, mendoj që nuk është opsion që përjashtohet, por jo mbi idenë që armiku serb, armiku grek, se është një kohë e tejkaluar, por me idenë që jetojmë më mirë, ndoshta se kemi më shumë mirëkuptim, rrënjë të përbashkëta, por edhe demokraci, se pa demokraci më mirë iki në Serbi ose…

E dini ju në kohën e Jugosllavisë, po them një batutë, se po zgjatem shumë, kur ju ëndërronit për Shqipërinë, në burg ka mbetur një batutë e njërit, që kishte qenë në Jugosllavi, se lidhet me temën, e kishin marrë jugosllavët e kishin futur në burg dhe pastaj e kthyen. Se ku kishte qenë në një burg atje dhe kur bënin të burgosurit…çfarë ëndërron ti për të ardhmen, se kjo do të kërcasë shumë, por do e them se ishte batutë e bukur. Njëri thoshte dua kështu, tjetri ashtu dhe ai thoshte “ta kaloj pjesën tjetër të jetës në burgjet jugosllave”. Pra ky është ai bashkimi që thua ti. 

Kur bashkohem unë nën Enver Hoxhën më mirë rri te Tito. Ky ishte thelbi i kësaj. Prandaj kur të flasim për bashkim mbi të gjitha duhet të flasim për të drejtat e njeriut për dinjitet, se ideja që unë të bashkoj ty për madhështinë time, siç mund ta kenë disa këtu tek ne, për mua është shumë e rrezikshme, bashkimi duhet të jetë kulturor, shpirtëror, ekonomik, mund të vijë natyrshëm, por jo për lavdinë e një “Skënderbeu” që aspiron që unë ju bashkova juve. Bashkimi më i mirë në këtë kontekst është të mos izolohemi, por të ndjekim si me thënë gjithë kontekstin ku jetojmë, frymën, që jetojmë” tha ai.

Paraardhëse

Vendimi i KQZ-së: ” Emigrantët do të votojnë me postë”

Pasardhëse

Alarm i kuq, Italia pritet të ketë stuhi të forta shiu dhe dëbore

Pasardhëse

Alarm i kuq, Italia pritet të ketë stuhi të forta shiu dhe dëbore

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.