• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ku gabuam në 30 vite? Kryeministri Rama: Kam bërë 2 katastrofa të mëdha

27 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
77
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një rrëfim ndryshe nga herët e tjera, Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin Opinion në Tv Klan ku ka rrëfyer karrierën e tij politike dhe jetën personale.

7 vite në karrigen e Kryeministrit, por 22 vite i angazhuar në politikën shqiptare, Rama thotë se gjatë këtyre 30 viteve të tranzicionit shqiptar, klasa politike në tërësi ka bërë dy katastrofa të mëdha.

Njëra prej tyre është sistemi i pronave, shprehet Kryeministri përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Blendi Fevziu: Cilat mund të jenë 2-3 pikat që në këto vite ju mendoni që i kemi bërë gabim. Po kur them i kemi bërë, jo i kanë bërë të tjerët, që dhe ju keni pjesën tuaj të gabimit? Apo gabim të klasës politike. Çfarë do të korrigjoje ti tek vetja?

Kryeministri Edi Rama: Klasa politike nuk është asgjë tjetër përveçse reflektimi i shoqërisë në atë periudhë kohe. Dhe unë kur isha në Francë e kisha qejf që të ndiqja një kanal televiziv të Senatit edhe të Parlamentit, Asamblesë Nacionale, edhe jepeshin aty këto debate komisionesh parlamentare. Por them që nga gjithë ai Parlament i Francës, figurat që flisnin ose që binin në sy ishin një numër shumë më i vogël se numri i gjithë parlamentarëve. Parlamentarët janë përfaqësues të territoreve, janë njerëz që kanë lidhjet e tyre në territore, janë profile komplet të ndryshme, nuk janë Akademia e Shkencave, nuk janë Akademia e Arteve.

Dhe në këtë sens, klasa politike shqiptare ka qenë reflektim i shoqërisë. Dhe mos harrojmë që nëse në vendet e tjera gjithë bota ish-sovjetike pas rënies së murit, nuk kishte parti politike alternative, por kishte një kulturë alternative, kishte një jetë kulturore alternative. Ishin njerëz që qarkullonin në një botë shumë të madhe në atë perandorinë e tyre, plus iknin dhe në vende të tjera, kishin parë realitete të tjera. Sidoqoftë ishin elita kulturore që ishin shumë më të gatshme. Kurse këtu kush u bë? Kush e mori stafetën? Kush ishte alternativa e përgatitur? Mendoj që progresi dhe transformimi ka qenë i madh, por sigurisht që në qoftë se do ktheheshim mbrapa, ne kemi bërë në këto 30 vjet si politik, si vend, kemi bërë 2 katastrofa të mëdha.

Që është katastrofa e pronës dhe katastrofa e pamundësisë për të kontrolluar zhvillimin. Kemi hedhur në erë gjithë sistemin e pronës, dhe nuk krijuam dot një sistem për shumë e shumë vite. Domethënë, lufta për të vendosur kontrollin e territorit ka filluar në Bashkinë e Tiranës kur unë u bëra kryetar bashkie. Dhe është një luftë që ka vazhduar me hope, ka vazhduar me copa, dhe ka lejuar që shumë nga pasuritë tona që duhet të ishin asete të të ardhmes, të shkatërrohen apo të copëtohen, e të abuzohen.

Paraardhëse

Buxheti për 2021, Gashi: Nesër do votohet për stabilitetin financiar

Pasardhëse

Mustafa: Nuk do bëjmë koalicion parazgjedhor

Pasardhëse

Mustafa: Nuk do bëjmë koalicion parazgjedhor

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.