• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ku është ngjashmëria e dy diktatorëve shqiptarë? Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë pritet të ndodhë

24 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha edhe nga Mbretëria e Bashkuar.

Postimi i plotë:

“Historia përsërit vetveten.

Kjo tani është një tezë e njohur dhe e shumëpërdorur teorikisht, se është e vërtetë.

Në funksion të kësaj teze shumë diktatorë apo tiranë, e kanë kthyer historinë me përsëritje në shumë vende e popuj të ndryshëm

Po në Shqipëri?

Ka disa raste të tilla edhe në Shqipëri. Por më e afërta është kjo.

l.

Në Shqipëri janë dy diktatorë që historia i ka sjellë po njëlloj: Enver Hoxha dhe Sali Berisha. Domethënë ajo ka përsëritur vetveten.

Diktator i kohëve moderne do të thotë: një individ që kërkon sundim, që nuk e pranon ligjin dhe që ka psikikë të pushtuar nga deliri i madhështisë, i cili e sundon në çdo çast. Me një ndërtim të tillë, ai vret çdo kundërshtar që e sheh se i rrezikon sundimin.

Po ku është ngjashëria e të dy diktatorëve shqiptarë?

Të dy, edhe Hoxha edhe Berisha, kanë ardhur në pushtet nga afrimi i tyre me Beogradin.

Hoxha e shtrihu tërësisht Partinë e tij me Influencën Serbe në vitit 1942-1945, por edhe me angloameikanët.

Po Berisha?

Po njëlloj, sepse, edhe ky, në vitin 1992, erdhi në pushtet në Shqipëri, në krye të Partisë Demokratike, i ndihmuar nga lobi serb në Amerikë, dhe drejtpërsëdrejti nga kryetari i lobit serb Laërence Sidney Eagleburger, që ishte edhe ndihmës Sekretari i Shtetet në Uashington. Një filoserb i tërbuar ky, i cili ia bëri pajë Shqipërisë Saliun, një individ të sëmurë që ka sjellë këtu vetëm shkatërrim dhe agresivitet politik, me tendencën e plotë të shkatërrimit të Shqipërisë. Por nuk e realizoi dot, dhe tani po vërtitet në jerm dhe me një frikë që e ka pushtuar semos e arreston ligji amerikan.

ll.

Po çfarë po ndodh tani në Shqipëri në këtë situatë që duket se po shkon kundër korrupsionit?

Është një situatë e çuditshme, por sërish brenda konceptimit se historia përsërit vetveten.

Berisha doli nongrata edhe në Britani. Madje me akuzë shumë të rëndë.

Po Saliu u përgjigj, por ishte e njëjta valle me muzikë të mesjetës së hershme.

Asgjë.

Sali!, duhet ta kuptosh se akuzat dhe dekretet e Londrës politike goditen në një gjykatë britanike.

Po Saliu?

Saliu i godet në hapësirë dhe në media të Shqipërisë. Njëlloj si Envet Hoxha që i godiste me gazetën e tij Zëri i Popullit.

Historia përsërit vetveten. Sigurisht.

Po pse, edhe nongratën britanike në një gjykatë fantazmë do ta godasë Saliu?!

Sigurisht. Se nuk ka guxim politik ta godasë në një gjykatë në Londër. Sepse Saliu i ndruhet faktit që, në një gjyq publik, publikohen të gjitha provat, dhe Saliu, pasi shkon në një gjykatë britanike të vërë vetullat, humbet aty edhe sytë.

Por çfarë pritet të ndodhë?

Prisni dhe shikoni.

Por, Saliu na thotë që Londra, duke goditur Saliun, po kërkon të shkatërrojë opozitën.

Thotë Saliu, por, në fakt, është e kundërta: goditja me eliminim politik kundrejt Saliut, e forcon në Shqipëri opozitën tej mase dhe dobëson Edi Ramën. Madje, akuza britanike është shumë serioze, se ajo e akuzon Saliun si bashkëpunëtor me krimin ndërkombëtar kundër Shqipërisë dhe Britanisë.

Atëherë, sërish…

Prisni dhe shikoni…”, ka shkruar Ngjela.

Paraardhëse

Bajram Begaj futet brenda Presidencës i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij

Pasardhëse

Plas sherri në koncertin e Noizy-t, ndërhyjnë bodygardët (VIDEO)

Pasardhëse

Plas sherri në koncertin e Noizy-t, ndërhyjnë bodygardët (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.