• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryetari i PD-së, Basha takim me banorët e zonës Ishëm: “Paratë për rindërtimin e shtëpive nuk do të shkojnë për inceneratorë pas 25 prillit”

5 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati ditën e sotme një takim me banorë të zonës së Ishmit të prekur rëndë nga tërmeti I 26 nëntorit të vitit të kaluar. Basha premtoi se pas 25 prillit, paratë për rindërtimin e shtëpive të tyre të dëmtuara nuk do të shkojnë për inceneratorë dhe konceisione korruptive, por për shqiptarët.

Kujtojmë se 1 vit pas tërmetit shumica e familjeve jetojnë ende në kushte të mjerueshme.

Po bëhet 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe ende shumë familje jetojnë në kushte të mjerueshme dhe në çadra, pa asnjë mbështetje nga qeveria. Shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti janë vlerësuar padrejtësisht, ndërsa për të tjera nuk ka ende asnjë masë për t’i rindërtuar.

Sot, pashë në disa familje në Ishëm gjendjen e mjeruar të banorëve të zonave të dëmtuara nga tërmeti dhe të rënduar edhe më shumë nga pandemia. Në Gjuricaj, u ndala në banesën e rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit të familjes së Limon Filit.

Edhe pse ka kaluar 1 vit, kjo familje jeton në një depo, pasi askush nuk i ka dhënë zgjidhje për shtëpinë. Ndonëse banesa është plotësisht jashtë funksionit dhe gati për t’u shembur, vlerësimi i vetëm për dëmet që i kanë dhënë, është se përfiton 250 mijë lekë të reja, duke mos i dhënë asnjë lloj ndihme, ndërkohë që kjo familje po e pret dimrin e dytë pa çati mbi kokë.

Në Lalëz, familja e Agim Muharremit po jeton ende në çadër, pasi edhe pse banesa është kualifikuar për t’u rindërtuar, ende nuk ka nisur asnjë punë, me justifikimin se rruga deri tek banesa nuk është e mirë.

E njëjta histori përsëritet edhe në shtëpinë e Kasem Gjetës në Shkafanë, ku shteti nuk ka sy as veshë të shohë e dëgjojë hallet e këtyre njerëzve.

Në Kuraten, në familjen e Shpëtim Kurti, 8 pjesëtarët e familjes po hyjnë në dimrin e dytë në çadër, duke jetuar në një kontenier që ia kanë dhuruar privatisht, pasi në shtëpinë e shembur plotësisht as kanë nisur të hidhen themelet.

E zonja e shtëpisë tha se ende nuk kanë asnjë zgjidhje dhe po jetojnë në kushte të vështira.

Përtej propagandës, qytetarët po mbushin një vit që jetojnë nëpër çadra, pa asnjë mbështetje dhe me kërcënimin e koronavirusit, ndërsa qeveria vazhdon që paratë e taksave të shqiptarëve t’i bashkëndajë me njerëz pranë saj, nëpërmjet tenderave e koncesioneve korruptive.

Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund. Shqiptarëve u duhet një qeveri, që prioritet ka qytetarët dhe jo inceneratorët e koncesionet korruptive. Qeveria e ardhshme do t’u sigurojë banorëve të zonave të dëmtuara nga tërmeti banesat që u takojnë, ndërsa nga ndihma që kanë dhënë vendet mike do të përfitojnë qytetarët në nevojë.’

 

Paraardhëse

OSBE rrëzon Trumpin: S’ka prova për manipulime zgjedhore

Pasardhëse

Këngëtarja e njohur shqiptare zbulon të reja rreth personit të saj të zemrës: “Ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën time”

Pasardhëse

Këngëtarja e njohur shqiptare zbulon të reja rreth personit të saj të zemrës: "Ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën time"

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.