• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Kryeministrja serbe: Zyrtarët e Serbisë nuk e kanë vendin në Srebrenicë, të ndalohen ata që sulmuan Vuçiç 6 vite më parë

11 July, 2021
në Kryesore, Rajon
0
202
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, tha se në vitin 1995 në Srebrenicë “ka ndodhur një krim i tmerrshëm”, por shtoi se zyrtarët e Serbisë nuk e kanë vendin në ngjarjet përkujtimore atje, derisa të mos ndiqen penalisht personat që, gjashtë vjet më parë, sulmuan kryeministrin e atëhershëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në Bosnje dhe Hercegovinë sot u shënua përvjetori i 26-të i gjenocidit në Srebrenicë. Mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë në korrik të vitit 1995 nga forcat serbe të Bosnjës.

“Derisa nuk dalin para drejtësisë të gjithë ata që sulmuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç – atëherë kryeministër – i cili shkoi në Srebrenicë për të shprehur respekt për viktimat dhe popullin boshnjak, ne, zyrtarët, nuk e kemi vendin atje”, tha Bërnabic për Televizionin Prva të Serbisë.

Sipas saj, është “skandal” që askush nuk ka dhënë përgjegjësi për sulmin ndaj Vuçiqit, çfarë do të thotë se “diçka e tillë mund të ndodhë përsëri”.

“Shpreh keqardhje të madhe, sepse një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Srebrenicë dhe nuk kam asnjë problem të shpreh respekt për të gjitha viktimat”, tha Bërnabic.

Në korrik të vitit 2015, Vuçic mori pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë, ku disa pjesëmarrës, të pakënaqur me praninë e tij, hodhën shishe plastike dhe sende të tjera në drejtim të tij.

Gjatë luftës në Bosnje në vitet 1990, Vuçiç ishte zyrtar i Partisë Radikale Serbe, e cila kishte formacionet e saj paraushtarake në fushat e betejës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Vuçiç ishte pjesë e kësaj partie deri në vitin 2008, kur formoi Partinë e tij Përparimtare Serbe, e cila sot mban pushtetin në Serbi.

Paraardhëse

Ambasadori gjerman e kundërshton gazetarin serb: BE-ja dhe SHBA-ja s’po tregohen të buta me Kosovën

Pasardhëse

Gjenocidi në Srebrenicë, Varhelyi paralajmëron Serbinë: S’ka vend në BE për ata që lavdërojnë kriminelët

Pasardhëse

Gjenocidi në Srebrenicë, Varhelyi paralajmëron Serbinë: S’ka vend në BE për ata që lavdërojnë kriminelët

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.