• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryeministrja Meloni: Vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e prioritetit të politikës së BE

13 December, 2022
në Aktualitet, Botë
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministria italiane Giorgia Meloni ka treguar rëndësinë strategjike të hyrjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në BE si dhe duke shprehur shqetësimin mbi zhvillimin e ngjarjeve në veri të Kosovës.

Kreu i qeverisë italianethekson rëndësinë strategjike të vendeve të Ballkanit Perëndimor e që duhet të jenë pjesë e prioritetit të politikës Europiane.

Meloni u shpreh qartë se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, e se kërkesa e integrimit në BE për shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor kalon përmes Italisë.

Deklarata e plotë e Gorgia Melonit:

“E rëndësishme për stabilitetin e kontinentit evropian është edhe tema tjetër e seksionit “marrëdhëniet e jashtme” të Këshillit Evropian, përkatësisht Ballkani Perëndimor dhe mbështetja e Këshillit Evropian për konkluzionet e Këshillit të Cështjeve të Përgjithshme që po zhvillohet sot në Bruksel për cështjen e zgjerimi.

Skenari aktual ndërkombëtar kërkon që ne të reflektojmë mbi rolin e Evropës si një lojtar global, duke ditur se cdo “boshllëk strategjik” do të plotësohet nga lojtarë të tjerë. Dhe kjo, padyshim, duke u nisur nga fushat e interesit tonë të drejtpërdrejtë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Ballkanin Perëndimor, stabilizimi i të cilit është prioritet, edhe në aspektin e sigurisë, për Italinë dhe për Evropën në tërësi.

Një perspektivë e besueshme anëtarësimi mbetet mjeti më i fuqishëm në dispozicion të Bashkimit Evropian për t’i mbajtur kombet e rajonit të ankoruar me vlerat tona. Ky është qëndrimi që Qeveria rikonfirmoi në samitin BE-Ballkan të mbajtur më 6 nëntor në Tiranë.

Një samit që bëri të mundur forcimin e veprimit dhe dukshmërisë së Bashkimit Evropian në rajon, një nga më të ekspozuarit ndaj pasojave të konfliktit të Ukrainës, si dhe ndaj ndikimit destabilizues të Rusisë. Nga ky këndvështrim, është e nevojshme të ruhet fryma e krijuar nga hapja e proceseve të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Nëse ka një nevojë që bashkon të gjithë popujt e rajonit të Ballkanit Perëndimor, është ajo e integrimit europian dhe sot më shumë se kurrë e kuptoj se si ky integrim, për këto vende, kalon përmes një kërkese të madhe për Italinë. Është një mundësi që duhet të dimë ta shfrytëzojmë. Përparimi konkret i rrugës evropiane të vendeve të Ballkanit do të thotë ta bësh Italinë më qendrore në Evropë.

Këshilli Evropian do të rifillojë këtë debat dhe, sipas mendimit tonë, rezultati konkret më praktik është dhënia e statusit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën. Në përputhje me kushtet që përmban rekomandimi i Komisionit Evropian të 12 tetorit, ky është në thelb një sinjal, por shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin. Qeveria po ndjek me shqetësim tensionet në rritje në zonat veriore të Kosovës me shumicë serbe, me ministrat Tajani dhe Crosetto ne kemi pohuar vullnetin tonë për të qenë protagonistë dhe bartës të paqes, në një territor ku trupat italiane kanë vepruar për këtë e shumë vite në misionin “Kfor, e të cilët i falënderoj.

Ne dënojmë sulmin ndaj misionit të EULEX-it dhe u bëjmë thirrje aktorëve të përfshirë që të bashkohen në përputhje të plotë me marrëveshjet në fuqi.”

Paraardhëse

Si do të shërbejë Porti i Durrësit për Kosovën? Balluku: Në Strugë do të ndërtohet Porti i Thatë

Pasardhëse

“Ishalla ju futet Serbi t’ju lërë shtatzëna”, Fifi e shokuar nga mesazhet, publikon identitetin e ndjekësve

Pasardhëse

“Ishalla ju futet Serbi t’ju lërë shtatzëna”, Fifi e shokuar nga mesazhet, publikon identitetin e ndjekësve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.