• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryeministri Rama podcast me katër të rinj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të punuar

10 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në episodin e dhjetë, Podcastit te moderuar nga kryeministri Edi Rama, i titulluar “Flasim”, kishte të ftuar katër të rinj nga vende të ndryshme, të cilët kishin ardhur në Tiranë ku dhe punojnë.

Të ftuarit e kryeministrit në këtë podcast, ishin një nga Zvicra, një nga Argjentina një nga Amerika dhe një shqiptare, e cila kishte jetuar për shumë vite në Gjermani dhe ishte kthyer në Tiranë për punë.

Shefi i qeverisë gjatë kësaj bisede nuk i ka kursyer batutat dhe ngacmimet me të rinjtë, të cilët duket se kanë gjetur veten në Tiranë.

Rama e ka pyetur agjentinasin se si ndihet në Shqipëri dhe ai i ka thënë se ndihet i sigurtë dhe pse në fillim shumë njerëz e cilësojnë si vend të rrezikshëm, por kur vjen këtu është diçka komplet ndryshe.

Gjatë intervistës me zvicerianin, ka folur në lidhje me lidhjen që ai ka krijuar me Shqipërinë, ku Musa i ka theksuar se sa më shumë qëndro aq më shumë e ka të vështirë largimin.

Nga ana tjetër, kryeministri është shprehur se Shqipëria është një vend që të kthehet në varësi, por sigurisht ka dhe shumë shqiptarë që duan të largohen nga vendi për të parë një jetë ndryshe.

“Shqipëria të kthehet në varësi. Kam parë shumë njerëz, për shembull, të huaj me të cilët kam lidhje për hir të punës, ambasadorë, të cilët, ndoshta, kur kanë ardhur, nuk kanë qenë entuziastë, për ta thënë butë, por nuk kam parë asnjë të lumturohet kur largohet nga vendi. Sigurisht, janë shqiptarët që ende duan të largohen, të provojnë eksperienca të reja, por është e kuptueshme, është shumë e kuptueshme. Ky është një moment në histori, kur ka një mundësi që ne nuk e patëm për shumë vjet, por, në të njëjtën kohë, po dëgjoja Uardën dhe dëgjoj me kujdes njerëzit që kthehen.

Më kujtohet edhe vetja, se edhe unë kam qenë emigrant dhe, e di, vjen një moment kur ke nevojë për këtë, ke nevojë për këtë atmosferë, ke nevojë për këtë ngrohtësi, madje edhe për mungesën e rregullave rigoroze të qarkullimit rrugor dhe ke nevojë edhe për ekspresin. Ku mund ta pish një ekspres në Berlin, më thuaj? Ku mund ta pish një kafe në Berlin, që të thuash “uau””, ka thënë ai.

Gjithashtu, Rama në këtë episod është shprehur se numri i atyre që rikthehen është më i ulët, në krahasim me ato që ikin, por rikthimi i tyre është i sigurtë dhe janë të bindur për vendimin.

Paraardhëse

Vendimi i ri, Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri…

Pasardhëse

Mal i Zi/ Zgjedhjet parlamentare nën hije alarmi për bomba

Pasardhëse

Mal i Zi/ Zgjedhjet parlamentare nën hije alarmi për bomba

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.