• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryeministri Rama paralajmëron gazetarët: Nuk do legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë time

3 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
109
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Më 4 Korrik, gazetarët kanë paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë, shkak është bërë vendimi që Kryeministri Rama, mori ndaj gazetarit Klevi Muka, të cilin e çoi në “riedukim” dhe i ndaloi pjesëmarrjen në konferencat e tij për 3 muaj.

Me anë të një postimi në Twitter, Kryeministri Rama, ka paralajmëruar gazetarët se nuk do lejojë që “të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë e tij”.

Rama: “E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave,që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s’mund të plotësohet. Jemi tërhequr nga përpjekja për ta normuar ligjërisht lirinë e shpifjes dhe të fyerjes, që në epokën e rrjeteve sociale ka marrë përmasa katastrofike! Nuk e kemi bërë as nga frika, as nga presionet po si reagim konstruktiv ndaj kërkesës së komunitetit mediatik për vetërregullim. Ku është vetërregullimi? Nejse, do ta presim pa shpresë se do vijë! Por ndërkohë nuk ka për të ndodhur që të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë time. E kam ndryshuar ka kohë qasjen time, jo se janë zhdukur kazanët po se kam reaguar ndaj kritikave.

Por ja që asgjë s’ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi! Si përfundim: Shpifni,gënjeni,sajoni,shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”,po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur”!

Klevi Muka u “dërgua në riedukim nga kryeministri”, pas pyetjes që i bëri ministres Olta Xhaçka, gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Debati:

Gazetari: “Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ju, në 29 prill ka hyrë në fuqi Kodi i ri Etik për Këshillin e Ministrave, i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjësve të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik në shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur”?

Rama: “Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në riedukim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi”.

Gazetari: Zbatimi i Kodit Etik për çfarë është bërë? Kodi Etik a do zbatohet apo jo, nuk e kuptoj se çfarë ka këtu, ju e keni thënë që do ketë sanksione, e keni thënë kur keni prezantuar kabinetin e ri qeveritar.

Rama: “Kjo është një tjetër shkelje e Kodit Etik të gazetarit në një konferencë shtypi, që vazhdon me mikrofon dhe mban fjalime, dhe po të them që siç e pe me Ambrozian, komunikimi ishte perfekt… për pyetje të përsëritura pa asnjë etikë, ka një proces që quhet rieduktim, tre muaj, përgjigjen e radhës do ta marrësh pas tre muajsh, në konferencën e tetorit je i mirëpritur dhe shpresoj dhe i riedukuar për të marrë përgjigje”.

Paraardhëse

“Stop, stop, sigurimi, këngëtarja ndal muzikën, çfarë ndodhi në koncertin e Adele

Pasardhëse

Loredana habit me atë që thotë: Dua 120 mijë euro që të këndojë në koncertin e shqiptarëve

Pasardhëse

Loredana habit me atë që thotë: Dua 120 mijë euro që të këndojë në koncertin e shqiptarëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.